Replika mes tyre në sallë është shoqëruar me tonë të forta. Një përplasje ka ndodhur në Kuvend ndërmjet deputetëve të Partisë Demokratike Gazment Bardhi dhe Edmond Spahos.
Mes Spahos dhe Bardhit ka pasur një debati të ashpër, ku janë përdorur dhe fjalët “zhduku”, “s’të vjen turp”, “palaço”.
Për disa minuta u ndërpre dhe raportimi i drejtorit të Agjencisë të Sigurimit të Depozitave.
“Zotërinj deputetë ju lutem vijojmë me raportimin”, tha kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla më pas.
Shkaku i sherrit mes tyre është bërë deklarata e bërë një ditë më parë në emisionin Open nga Gazment Bardhi, që tha se një nga deputetët e Rithemelimit “ka një vilë që kushton 760 mijë euro”.
Një prej deputetëve të përmendur është pikërisht Edmond Spaho, ndaj dhe duket se kjo e ka çmendur.
Edmond Spaho i është drejtuar Gazment Bardhit me fjalët:
“Je shpifës, gënjashtar dhe legen qe thua qe vila 760 mijë euro eshte e njerit nga kater deputetet Noka, Shehu, Spaho, Leskaj”.
Në fakt, këta 4 emra u përmendën nga gazetarët, jo nga Bardhi, i cili ka bërë denoncimin, por pa bërë publik emrin e deputetit.