Një 17-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë mbrëmjen e sotme në qytetin e Korçës.
Sipas policisë, dyshohet se 17-vjeçari është plagosur me mjet prerës gjatë një konflikti fizik. Ai ka shkuar vetë për mjekim në spitalin e qytetit.
“Më datë 04.08.2022, rreth orës 21:10, në Spitalin e Korçës, ka shkuar për mjekim një 17-vjeçar, banues në Korçë, që dyshohet të jetë dëmtuar me mjet prerës, në qytetin e Korçës, gjatë një konflikti fizik, i cili aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, njofton Policia e Korçës.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.