Aksidentohet familja me 5 anëtarë në aksin Burrel-Milot, njëri prej të plagosurve niset me helikopter drejt Tiranës.
BURREL
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mëngjes në rrugën nacionale Burrel-Milot.
ngjarja ka ndodhur në Baz, ku mësohet se në aksident është përfshirë një familje nga Dibra me pesë anëtarë.
anëtarët e familjes janë dërguar menjëherë në Spitalin e Burrelit, ku njëri prej tyre është nisur me helikopter drejt Tiranës, pasi ka marrë ndihmën e parë.
Ndërkohë, policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po hetojnë shkaqet e aksidentit.