“Piva në mëngjes e më zuri në darkë”, ja si justifikohet Petrit Dajanaj në Gjykatë: Unë jam dhe mundës i Partizanit…
Policia Rrugore që prej aksidentit të tmerrshëm që ndodhi në hyrje të Vlorës ku humbën jetën 4 persona nga një familje, është stacionuar në pikat më të “nxehta” nëpër rrugë me qëllim parandalimin e aksidenteve të mundshme.
Nga janari deri tani janë arrestuar 420 shoferë të dehur që kanë dalë para gjykatës së kryeqytetit. Shumë prej tyre me pije alkoolike.
“E piva në mëngjes rakinë më zuri në darkë. Unë jam dhe sportist, mundës i Partizanit, s’më ka ndodhur asnjëherë..”!
Ky është justifikimi i Petrit Dajanaj, i zbuluar nga drageri i policisë se po drejtonte mjetin në gjendje të dehur. Për Emirildo Cenaj drageri duhet të ketë gabuar që e nxori të dehur, ndonëse ai këmbëngul se ktheu vetëm një gotë, raporton gazetarja Anila Hoxha për T.Ch.