“Pispillosje me VIP-a, zyrtarë dhe ambasadorë”/ Ish-ministri i Ramës ironizon “shfaqjen” e politikanëve
Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar pas premierës së filmit me agjentin 007, të mbajtur në Tiranë.
Ai e ka ironizuar këtë ‘shfaqje’ duke thënë se çfarë ngjarje arstistike kombëtare, është të shohësh një film që prodhohet nga një shtet tjetër. Manjani ka deklaruar se e gjithë ajo pispillosje me VIP-a e zyrtarë ishte e tepruar.
Më tej ai se ka shtuar se do ishte dakord me këtë ngjarje, nëse do të promovohej një vepër artistike shqiptare.
“Po çfarë ngjarje artistike kombëtare është të shkosh në kinema e të shohësh një film që është prodhuar nga një shtet tjetër?!
Ç’do me thënë gjithë ajo pritje e pispillosje protokollare me VIPA, zyrtarë e ambasadorë?!
Futja kot!
Të ishte promovuar ndonjë vepër artistike shqiptare dakord, por hajde të shkojmë në kinema me protokoll, tapet të kuq e ngërdheshje se kuptoj?!
Nuk është as rasti kur premiera i filmit prezantohet nga ndonjë aktor i filmit.
Në kinema shkohet me kuti me kokoshka, jo për të dalë në foto me kodosha.
Allah, allah!!”, shkruan ai.