Pirro i Portit Durrës favorizon djalin e Valentina Leskaj pët të fituar tenderin prej 11 milionë eurosh
Një skandal me përmasa ndërkombëtare raportohet se ka ndodhur në Portin e Durrësit. Madje ky cilësohet si një ndër skandalet më të mëdha të këtij porti si dhe të vetë Shqipërisë. Burime pranë JOQ Albania informojnë se bëhet fjalë për tenderin me objekt “Hartimi i Projektit të detajuar teknik (Detailed Design) të Portit të ri tregtar të Integruar të Durrësit në Porto Romano” me numër reference REF-97696-06-08-2021. Ky tender ka për fond limit vlerën prej 1,145,354,372 lekë të reja pa TVSH ose gati 11 milionë euro nëse përfshijmë edhe TVSH.
Në tenderin për realizimin e projektit të ri të Portit të Durrësit morën pjesë kompanitë ndërkombëtare më prestigjoze në projektime portesh. Për çudi ky tender u mbyll akoma pa u hapur pasi sipas burimit, Pirro Vengu i cili me presionet e tij ndaj KVO në vlerësimin teknik sapo ka shpallur fitues kompaninë ABKONS të të mirënjohurit Besnik Leskaj (djali i Valentina Leskaj). Shkëputja me 10 pikë diferencë në vlerësimin teknik e bën “nul” hapjen e propozimeve financiare. Çka do të thotë se dhe sikur gratis ta bëjnë kompanitë e tjera, nuk mund të shpallen fituese në fund.
Sipas burimit, J/V ABKONS, Taulant, Haskoning e cila sapo u shpall fituese, ka probleme të theksuara tekniko – ligjore. Pikë së pari kompania Haskoning nuk disponon licenca të ekuivalentuara kriter bazë i kërkuar në tender dhe së dyti propozimi teknik, metodologjia dhe ekspertet e propozuar janë “si nata me ditën” me propozimet e kompanive të tjera prestigjoze ndërkombëtare në projektim portesh si Egis International (franceze), Technctal (italiane), Typsa (spanjolle) dhe Artelia Sas – F&M Ingegneria.
Burimi shprehet se Vlerësimi Teknik duhej lënë me pikë pothuajse të barabarta në mënyrë që të fitonte kompania që ka ofertën më të ulët financiare dhe jo të bëhej shkëputja me 10 pikë në mënyrë që mos të ketë efekt propozimi financiar. Më shumë mundësi ABKONS do të marri në kokë 11 milion euro duke shmangur konkurencën reale. (Me siguri pas këtij lajmi do ndërrojnë dhe zarfin financiar të ABKONS).
Të shohim nëse Spak do vihet në lëvizje, duke qenë se është një skandal i paparë në Shqipëri në një nivel të tillë ndërkombëtar.