Kreu i PS të Fierit, njëherësh zv/ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi ka vijuar takimet me strukturat në kuadër të organizimit për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit të vitit 2021. Përmes një statusi në rrjetet sociale teksa ka ndarë detaje nga takimi që ka pasur me të rinjtë socialistë, zoti Koçi ka dhënë një mesazh domethënës, duke u shprehur se zyrtarët dembelë që marrin rrogat qyl infektojnë brezin e ri.
Ja postimi i plotë i zotit Koçi:
Me forumin rinor ne njesise Qender. ” Mendja, dora dhe morali juaj jene i vetmi shans per Fierin dhe Shqiperine e neserme. Prandaj demostroni pergjegjshmeri aktive publike dhe politike per fatet e shoqerise tone. Udhehiquni nga shembujt e shpirtit punetor dhe jo nga ata zyrtare ne administrate qe jane dembele dhe marrin pagat qyl. Ata pervecse ulin rendimentin e shtetit infektojne brezin e ri me dembelizem dhe shperdorim te besimit.”