Petro Koçi deputet i PS në Fier është gjithmonë shumë aktiv në rrjetet sociale me prononcimet e tij. Në një studio televizive i ftuar sot ai shprehet për kandidimin në bashkinë e Fierit duke thënë se preferon një kandidaturë femër. Ja cfarë shkruan ai para pak minutave në profilin e tij facebook: “Kandidaturat per kryetar bashkie ne Fier kane qene gjithmone burra. Besoj ka ardhur koha per kandidate grua. Ky eshte mendimi im. Por une do te mbeshtes kandidaturen qe do percaktoje PS.
Nuk do bej ate qe beri nje pjese e administrates se bashkise kunder meje ne 25 Prill 2021″-përfundon Petro Koçi pa precizuar se cila do të ishte kandidatura femër e preferuar prej tij për postin e kryebashkiakes së Fierit. Përtej preferencës se tij të bëre publike ai thotë se do mbështes cdo kandidaturë që do të vendosi kryesia e PS.
Drejtor
Vladimir Muçaj
Kryeredaktor
Besim Dybeli
Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka