Fermerët fatkeqësisht nuk mendojnë për sigurinë ushqimore sepse nuk ua kërkon askush. Insekticidi i ndaluara Buprofezin që përdoret nga fermerët e Beratit për të luftuar fluturën e bardhë tek domatja si vend origjinë ka Indinë. Që ky preparat të vijë nga India në Shqipëri sipas ish-inspektorit të AKU-së Buprofezini futet në kutitë e preparateve bujqësore që janë të lejuara të përdoren në Shqipëri.
“Kontrabandistë të ndryshëm i futin këtë preparate nga vendet si Kina, India, Kili. Si vijnë këto preparate nga India deri këtu në Shqipëri tek fermerët tanë? Sasitë më të mëdha është se vijnë si eksporte normale ku fshihen brënda produkteve të tjera të lejuara. Aty gjendet ky produkt. Ja kjo është kontrabanda inspektori AKU-së nuk ka bërë kontrollin fizik, doganieri përkatës nuk e ka bërë kontrollin fizik dhe kështu preparati shkon në magazinën e subjektit dhe u shpërnda në të gjithë Shqipërinë”.
Burpofezini ka efekt të menjëhershëm mbi eliminimin e insekteve në serat e domates, për pasojë fermerët e Beratit kur spërkasin këtë prodhim bujqësor me helmin e rrezikshëm për të nxjerr në treg sa më shpejt domaten shtojnë sasinë e ilaçit dhe e vjelin atë para kohës së shpërbërjes së kimikatit. Pra nuk respektohet karenca.
“Fermerët janë të predispozuar t’i përdorin sepse këto kanë efekt të menjëhershëm mbi sëmundjet e bimës. Ato janë me efekt të menjëhershëm dhe vdekjeprurës, prandaj dhe janë hequr nga lista. Sepse sic janë të tillë për insektet ashtu janë dhe për shëndetin e njeriut si do mos për gratë shtatzënë apo ata persona që kanë imunitetin e ulët. Problemi është që ata që i përdorin nuk respektojnë as karancën. është e detyrueshme respektimi i karencës duhet të kthehet në revolucion dhe koncept ligjor.”
Pasi lajmit të transmetuar në Top Channel, Ministria e Bujqësisë ka zgjedhur të informojë konsumatorin, por ka preferuar të publikoje një histori fermerësh që kultivojnë rrush.
Marrë nga Top Channel