20 April, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Kronikë

Pesë majmunët dhe kafazi!

by News Albania
29/01/2021
in Kronikë
0
316
VIEWS
Share on Facebook

Pesë majmunët

Një grup shkencëtarësh, morën pesë majmunë dhe i futën në një kafaz. Brenda kafazit, vendosën një palë shkallë dhe mbi to pesë banane. Sigurisht që majmunëve u shkoi goja lëng me të parë bananet, prandaj u turrën me vrap për ti marrë. Por, shkencëtarët i lagën me ujë të ftohtë akull. Sa herë që ndonjë majmun turrej drejt shkallës për të marrë bananet, zorra me ujë të ftohte e detyronte të kthehej mbrapsht. Pas disa ditësh, asnjërit nga majmunët nuk ia mbante të ngjitej në shkallë për të marrë bananet, edhe pse tundimi ishte shumë i madh teksa i shihnin mbi shkallë. Edhe kur ndonjëri se mbante dot veten, majmunët e tjerë e zhdëpnin në dru, pasi e dinin se do të lageshin me ujë të ftohtë. Ditët kalonin dhe asnjë majmun nuk guxonte as ti afrohej shkalles. Shkencëtarët vendosën që njërin nga pesë majmunët ta ndërrojnë me një majmun të ri. Me të hyrë brenda në kafaz, miku i ri u turr drejt shkallëve për të marrë bananet, por katër majmunët e tjerë iu hodhën sipër dhe e detyruan të kthehej mbrapsht. Sa herë që orvatej të ngjisë shkallët, majmunët e tjerë e rrihnin derisa dhe majmuni i ri iu nënshtrua ligjit, bananet nuk duhej të prekeshin. Pas disa ditësh, shkencëtarët hoqën një majmun tjetër të vjetër dhe futën një majmun të ri dhe i njëjti reagim u përsërit nga katër majmunët e tjerë. Këtë herë, edhe majmuni i ri i pari, mori pjesë në konfrontimin fizik për ta ndaluar mikun më të ri tu ngjitet shkallëve. Ai e qëllonte majmunin më të ri, edhe pse nuk e dinte shkakun përse nuk duhet të ngjitej në shkallë. Kështu vazhduan derisa i ndryshuan të gjithë majmunët e vjetër me majmunë të rinj. Tashmë, në kafaz ishin pesë majmunë të rinj të cilët asnjëherë nuk ishin lagur me ujë të ftohtë teksa orvateshin të ngjisin shkallët për të marrë bananet. Megjithatë, ata e rrihnin çdokënd prej tyre që nisej drejt bananeve. Nëse do të ishte e mundur ti pyesnim se përse e rrihni majmunin që orvatet të ngjisë shkallët, padyshim do të përgjigjeshin: Nuk e dimë. Thjesht kemi parë të parët tanë që silleshin kështu.
Ne e kemi në dorë të vendosim të jemi njerëz, apo të shndërrohemi në “majmunë” duke e pranuar dhunën, korrupsionin dhe prapambetjen. Ne e kemi në dorë të vendosim nëse do i ngjisim shkallët drejt ndryshimit, apo të qëndrojmë kokulur në kafaz. Shpesh herë, në jetën tonë bëjmë shumë gjëra në mënyrë monotone, pa e ditur shkakun dhe arsyen, ndoshta ngaqë i frikësohemi ndryshimit.

Share this:

  • Share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

23 mijë lekë kg i kumbullave, ekspertja e ekonomisë: Autoriteti i Konkurrencës të zbresë në treg

23 mijë lekë kg i kumbullave, ekspertja e ekonomisë: Autoriteti i Konkurrencës të zbresë në treg

Besim Dybeli: Made -in Elbasan!

Besim Dybeli: Made -in Elbasan!

Lajm i fundit: Hetimi i Ilir Metës nga SPAK, reagim i fortë i ambasadores amerikane Yuri Kim

Lajm i fundit: Hetimi i Ilir Metës nga SPAK, reagim i fortë i ambasadores amerikane Yuri Kim

Bashkia Gjirokastër dënon me forcë përhapjen në rrjete sociale të pretendimeve të rreme

19/04/2026

Drejtimi institucional i Policisë së Shtetit dhe standartet e shtetit të së drejtës!

18/04/2026

Reagon zyrtarisht Bashkia Gjirokastër për lajmet ku aludohet se kryebashkiaku dhe 18 punonjës janë infektuar me AIDS

18/04/2026

Nga Bledi Mane: Flamur Golemi nuk është i infektuar me sidë, është i infektuar me smirë

18/04/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In