Disa studime kanë treguar se 2-3 vezë në ditë mund të jenë ilaç i vërtetë për trupin tonë. Vështirë të besohet, apo jo? Por, pasi të dini këto 9 fakte, nuk do të ndiheni fajtorë herën tjetër…
Rreziku i sëmundjeve të zemrës zvogëlohet.
Vezët e pulës janë të larta në kolesterol, 400 miligramë për copë. Nivelet shumë të larta të kolesterolit në gjak rritin në mënyrë eksponenciale rrezikun e goditjes në tru dhe sëmundjeve kardiovaskulare. Ndryshe nga besimi popullor, vezët nuk kontribuojnë në rritjen e këtyre niveleve. Dhe shpjegimi qëndron në faktin se prodhimi i yndyrave biliare reduktohet nga marrja e lartë e kolesterolit. Gjithashtu, është e rëndësishme të mbani mend se vetëm një e treta e kolesterolit në enët tuaja të gjakut vjen nga ushqimi – trupi prodhon shumicën e tij.
Parandalohen mungesat e acidit folik gjatë shtatzënisë.
Një vezë përmban 0,7 mcg (mikrogram) vitaminë B9, e quajtur edhe acid folik. Është një vitaminë veçanërisht e rëndësishme gjatë shtatzënisë për zhvillimin e duhur të fetusit. Mungesa në fakt mund të shkaktojë keqformime të palcës kurrizore, kolonës vertebrale dhe trurit. Prandaj, vezët janë një ushqim i mirë për të pasur sasinë e duhur të kësaj vitamine.