Jaho Mulosmani, i njohur gjithashtu edhe si Jaho Salihi ka dalë nga burgu! I dënuari me burg përjetë për vrasjen e deputetit të Partisë Demokratike, Azem Hajdari, është sjellë në Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Teresa” për të bërë një skaner.
Gjendja e tij shëndetësore është rë.nduar në b.urg dhe është nxjerrë nga institucioni ku po kryen dë.ni.min për trajtim më të specializuar në QSUT, por nuk dihet ende se nga çfarë vuan ish-zyrtari i Policisë së Shtetit.
Për vrasjen e liderit historik të PD-së është d.ën.uar me bu.rgim të përj.etshëm vetëm Jaho Mulosmani, ndërsa vëllezërit Izet dhe Ismet Haxhia, përkatësisht me 25 dhe 20 vite he.qje li.rie.
Implikimi i tij ishte vetëm udhëtimi në një prej mjeteve me Fatmir Haklajn, nga Tropoja në Tiranë. Ndërkohë, për Izet Haxhinë, në vendimin final të gjykatës thuhej se ai është personi që nxori në p.ritë Azem Hajdarin. Ai i është dorëzuar autor.iteteve pas shumë viteve në arrati dhe është në pritje të rigjykimit.
Vetë Mulosmani nuk e ka pranuar kurrë impl.ikimin në vr.asj.en e deputetit, duke rrëfyer se ai ka qenë vetëm shoferi i mjetit dhe se ishte vetëm Fatmir Haklaj, ai që qëlloi mbi Hajdarin, duke e lënë të vd.ekur në vend.
Pas ngjarjes, lideri i Partisë Demokratike Sali Berisha ak.uzoi me emër si autor të kri.mit pikërisht Jaho (Sali) Mulosmanin, ndërsa në asnjë moment nuk e përmendte me emër Fatmir Haklajn, i cili nuk u prangos kurrë për krimin e kryer.