Mbyllet numërimi i votave edhe në dy bashki, PS fituese në Përrenjas dhe Belsh
Është përmbyllur procesi i numërimit të votave edhe në Përrenjas dhe Belsh, teksa mësohet se fituese është shpallur Partia Socialiste. Sipas rezultateve, mësohet se në 53 KZAZ-të e Përrenjasit PS ka marrë 5315 vota, PD rreth 2968 vota dhe LSI 1234 vota.
Ndërkohë edhe në Belsh, behet me dije se pas numërimit të votave në 45 KZAZ-të PS ka dalë fituese dhe ka siguruar 5552 vota, PD 3946 vota dhe LSI 145 vota.











