16 October, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Kronikë

Perlat Kapisyzi i “Sanatoriumit” i jep 200 milion lekë “qethësit” të Malit të Dajtit për ngrohje!..

by News Albania
28/01/2021
in Kronikë
0
225
VIEWS
Share on Facebook

Perlat Kapisyzi i “Sanatoriumit” i jep 200 MILIONË LEKË “qethësit” të Malit të Dajtit për t’u ngrohur

Është bërë e modës tashmë që të gjitha paratë publike t’u shkojnë në duar atyre që kanë patur një “cen” në të shkuarën e tyre, i referohemi këtu problemeve me ligjin. Shumica e pronarëve të kompanive që përfitojnë tendera, janë arrestuar për mashtrime, ose për prostitucion, por rasti i sotëm është me të vërtetë për t’u habitur.

“ALCANI Shpk” e Shaqir Alcanit ka përfituar 198 MILIONË LEKË PA TVSH në tenderin e shpallur nga spitali Universitar Shefqet Ndroqi, për pelet (lëndë djegëse për ngrohje), përkatësisht 845 mijë kg lëndë djegëse.

Me një përllogaritje të thjeshtë, një thes prej 15 kg pelet përllogaritet afërsisht 5 mijë lekë të vjetra. Fakti i çuditshëm në këtë tender është se fituesi ka dhënë ofertë të njëjtë me fondin limit dhe është shpallur fitues i 198 MILIONË LEKËVE! Por nuk ndalet këtu…

Pronari i kësaj kompanie është arrestuar në vitin 2008 me akuzën se sëbashku me të afërmit punonjësit e tij, kishte “qethur” për një vit me radhë Malin e Dajtit dhe bënte transport të jashtëligjshëm pemësh me kamionë për llogari të kompanisë së tij.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët e Sektorit Kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar mbi bazën e informacioneve të grumbulluara në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë Pyjore Dega Tiranë realizuan arrestimin e shtetasve Shaqir Alcani 47 vjeç lindur në Librazhd dhe banues në Tiranë, Xhevahir Murati 25 vjeç lindur në Kukës dhe banues në Kamëz si dhe Besnik Shaqir Alcani 21 vjeç lindur në Librazhd dhe banues në Tiranë. Të sipërcituarit u arrestuan në flagrancë në vendin e quajtur Qafë-Priskë Komuna Dajt gjatë kohës që po transportonin në mënyrë të jashtëligjshme 40 m.3 lëndë drusore ( Trupa ) për llogari të firmës “Alcani” shpk. Nga verifikimet dhe veprimet hetimore për këtë rast të paligjshëm rezulton se dëmi ekonomik i shkaktuar është me një vlerë 2.400.000 lekë.

Në atë kohë, Shaqir Acani u shpreh për mediat: Po falimentoj, policia bllokon kamionët me dru pa arsye, më shoqëron shoferët Pronari i kompanisë “Alcani shpk” denoncon bllokimin e biznesit të tij, pasi policia ndalon pa arsye kamionët me dru dhe shoqëron shoferët, vetëm duke u bazuar në denoncimet që bëhen në Komisariatin dixhital. Shoqërimi i shoferëve është bërë pas denoncimit në Komisariatin Dixhital. Kam leje, por po falimentoj me bllokimet pa arsye. Kamionët me dru bllokohen nga një foto që dërgohet në Komisariatin Dixhital.” Ndërkohë një nga shoferët e kompanisë “Alcani shpk” deklaroi në atë kohë për “News24”: Prej tre muajsh Alcani shpenzon më shumë kohë në komisariat se sa në punë, pasi policia i shoqëron sa herë mbërrijnë denoncime në Komisarian Dixhital.

HISTORIKU I TENDERAVE TË ALCANI SHPK

Nëse do i hedhim një sy prokurimeve publike të cilat ALCANI shpk ka përfituar, vëmë re një vlerë prej 1.2 MILIARD LEKËSH vetëm nga institucionet e qeverisë vendore, duke përmendur këtu bashkitë e Librazhdit dhe Tiranës.

Përsa i përket tenderave në Shëndetësi, kompania e Shaqir Alcanit ka përfituar tendera me të njëjtin objekt prokurimi, miliona për Pelet nga Perlat Kapisyzi, por këtë radhë, e ka lëshuar dorën me gati 100 MILIONË LEKË. Tenderat në këtë sektor për Alcanin përllogariten në vlerën 475 MILIONË LEKË PA TVSH.

Përsa i përket vlerave të përfituara nëpërmjet transaksioneve nga Thesari i Shtetit, janë 817 MILIONË LEKË përgjatë viteve 2015-2018 dhe 962 MILIONË LEKË për vitin 2019-2020, në total mbi 1.7 MILIARDË LEKË.

Përsa i përket tenderave me REDFLAGS, bëhet fjalë për rreth 31 MILION LEKË tendera në shkelje nga Qeveria Vendore.

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Shooting More than 40 Years of New York’s Halloween Parade

Why Millennials Need to Save Twice as Much as Boomers Did

Doctors take inspiration from online dating to build organ transplant AI

Geraldo Enes Rexhvelaj dhe profili i tij akademik

18/07/2026

Sokol Guga, Monika Zguro dhe Albert Dumani do të prezantojnë edicionin e 12-të të spektaklit “Krishtëlindje në Tiranë 2026”

18/07/2026
Rama: Forcimi i lekut është sukses dhe dëshmi e pakundërshtueshme e rritjes së ekonomisë shqiptare

Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla/ Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

17/07/2026
Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

17/07/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2026 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2026 News Albania