4 September, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Përgjimet, Veliaj shmang mediat, Balla nuk mohon përgjimin e Kryebashkiakut

by News Albania
25/01/2021
in Aktualitet
0
Përgjimet, Veliaj shmang mediat, Balla nuk mohon përgjimin e Kryebashkiakut
50
VIEWS
Share on Facebook

Kryebashkiaku i Tiranës ka shmangur mediat pas takimit të zhvilluar me drejtuesit politik në PS-së. Veliaj ka dalë nga dera e pasme e selisë, ndërsa për përgjimet e Antimafias ka folur Sekretari i Përgjithshëm, Taulant Balla. Për gazetarët ai shigjetoi opozitën duke theksuar se europarlamentari që shfaqet në regjistrime është mik i Bashës. Madje ai nuk la pas as presionin ndaj mediave

Përmendja e kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nga sipërmarrës të lidhur me Ndraghetën në përgjimet e Antimafias italiane kanë shqetësuar jo pak drejtuesit e PS-së.

Në mbledhjen e parë të 2021 të kryesocialistit Edi Rama me drejtuesit politik të qarqeve ka qenë pikërisht kjo çështje e cila është diskutuar, për të vlerësuar pasojat të cilat mund të shkaktojë në fushatën elektorale të socialistëve.

Pikërisht kjo çështje e ka detyruar Erion Veliaj, në cilësinë e drejtuesit politik të Tiranës, të futet në mbledhjen me shefin e mazhorancës nga hyrja kryesore e selisë rozë.

Ndërsa për të dalë ka preferuar derën e pasme si mënyra e vetmet për të evituar mediat. Ndërsa për biçikletën të “braktisur” nga i zoti ka menduar shoqëruesi.

Rama preferoi të mos prononcohej pas takimit, këtë detyrë ja kishte lënë sekretarit të Përgjithshëm Taulant Balla për të mbajtur një qëndrim të politik, dhe për të gjetur mënyrën për ta hedhur këtë top në fushën e opozitës.

Balla:Jam kryetar i delegacionit shqiptar në Parlamentin Europian dhe mund t’ju them me bindje të plotë eurodeputeti që përmendet është një mik i vjetër i Lulzim Bashës. Pyeteni Lulzimin e ka pasur dhe në zyrë, e ka takuar në Bruksel dhe Romë, pyeteni se ju sqaron.

Në dosjen prej rreth 1000 faqesh të zbardhur nga Ora News gjithashtu përmendet edhe këshilltari i Presidentit Meta, por socialistët po tentojnë ta shesin thjesht si një akuzë të opozitës, kur në fakt është një hetim i Antimafias italiane.

Balla: Ata që kanë përmendur realisht me emër i keni në Presidencë.

Edhe pse në asnjë fjalë të tij Balla nuk e mohon përfshirjen e Veliaj në këto përgjimet, ai kërkon ta shmangë duke mos komentuar për kolegun e tij me argumentin se më parë duhet të flasë drejtësia.

Balla: Duroni dhe dëgjoni, SPAK do të bëjë verifikimet përkatëse. Është një çështje që po hetohet nga organet e drejtësisë së vendit fqinj dhe unë nuk dua të hyj në diskutime.

Por ai nuk përdor të njëjtin standard për mediat që kërkojnë shjegime për lidhjet e mundshme të eksponentëve të PS me mafien italiane. Për të mbrojtur Veliajn, Balla flet para drejtësisë.

Balla: Televizioni Ora News ka çështje të hapura në këtë drejtim dhe nuk dua t’i hyj këtij diskutimi se nuk ju del mirë pastaj.

Përpjekjen e Taulant Ballës për  të krijuar lidhje mes eurodeputetit Lorenzo Cesa, i cili në përgjime ka dalë në skenë si personi që koordinon ndërhyrjet e nevojshme në Tiranë, me Lulzim Bashën, selia blu nëpërmjet Jorida Tabakut i ka quajtur patetike.

burimi: Ora news

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Shooting More than 40 Years of New York’s Halloween Parade

Why Millennials Need to Save Twice as Much as Boomers Did

Doctors take inspiration from online dating to build organ transplant AI

Geraldo Enes Rexhvelaj dhe profili i tij akademik

18/07/2026

Sokol Guga, Monika Zguro dhe Albert Dumani do të prezantojnë edicionin e 12-të të spektaklit “Krishtëlindje në Tiranë 2026”

18/07/2026
Rama: Forcimi i lekut është sukses dhe dëshmi e pakundërshtueshme e rritjes së ekonomisë shqiptare

Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla/ Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

17/07/2026
Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

17/07/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2026 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2026 News Albania