11 October, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Kronikë

PËRGJIMET/ Ndragheta thotë se korruptoi Ardi Veliun me mish derri, djathë dhe qumësht nga Dedoni (BISEDAT implikojnë edhe një zv/ministër)

by News Albania
25/01/2021
in Kronikë
0
PËRGJIMET/ Ndragheta thotë se korruptoi Ardi Veliun me mish derri, djathë dhe qumësht nga Dedoni (BISEDAT implikojnë edhe një zv/ministër)
149
VIEWS
Share on Facebook

Dosja e përgjimeve të Anti-mafias italiane për klanin Ndragheta përmban faqe të tëra me biseda ku flitet për Shqipërinë dhe ndikimin e eurodeputetit Lorenzo Cesa në vendin tonë. Teksa flasin për korrupsionin dhe nevojën për të patur kontaktet e duhura, Ndragheta në përgjime pretendon se ka korruptuar kreun e Policisë së Tiranës në vitin 2017, që përkon asokohe me emrin e drejtorit të sotëm Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliun. Një bisedë e datës 9 gusht 2017, zhvillohet mes Tommaso Brutos, të birit, Saverio dhe Ercole D’Alessandro, ku ata thonë se kanë korruptuar me ushqime, djathë e mish derri, numrin 1 të policisë në Tiranë për t’i lejuar të punonin të qetë. 

Sekseri Ercole D’Alessandro, ish-oficer i Guardia di Finanza thotë se bashkë me shefin e policisë janë korruptuar edhe një zyrtar i ministrisë dhe një zv/ministër. 

“ai kishte folur me Shefin e Policisë së Tiranës dhe një tjetër zyrtar të lartë në në ministri dhe një zëvendësministër, të cilëve u kishte dërguar ushqime falë sipërmarrësit të qumështit Dedoni, i cili kishte dërguar të gjithë atë furnizim gastronomik me korrier“,-thuhet në dosjen e antimafias. 

Bisedat vijojnë me përmendjen nga ish-oficeri të ushqimeve dhe mishit të derrit të zi. 

Përgjimet e anti-mafias italiane:

Këto janë disa nga bisedat e reja të zbardhura në dosjen voluminoze me 1600 faqe të anti-mafias italiane për ndikimin dhe zgjerimin e Ndragheta-s në Shqipëri. Përgjimi në fjalë është kryer më 9 gusht 2017, kohë kur Veliu drejtonte policinë e Tiranës. Në një kërkim elementar në CV-në e vetë Veliut, del se ai ka qenë Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë nga data 28 Prill e vitit 2017 deri në 5 Shkurt të vitit 2018.

Megaoperacioni i drejtuar nga prokurori Nicola Gratteri zbuloi lidhjen e klanit mafioz “Ndrangheta” me zyrtarë në Shqipëri e politikanë. Sipas bisedave të publikuara, mafia italiane ka dërguar biznesmenin Antonio Gallo në vendin tonë që të futet në tendera e të ngrejë biznese përmes të cilave të pastrohen paratë e tyre. Ky korrupsion ka kapur vlerën e mbi 250 milion eurove. Deri më tani janë përmendur, biznesmeni Besnik Halili me pseudonimin Nik, Presidenca, këshilltari i presidentit Ilir Meta, Ilir Kulla Kryeministria e Bashkia e Tiranës, por këta të fundit pa emra konkretë.

Tags: lajme
  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Shooting More than 40 Years of New York’s Halloween Parade

Why Millennials Need to Save Twice as Much as Boomers Did

Doctors take inspiration from online dating to build organ transplant AI

Geraldo Enes Rexhvelaj dhe profili i tij akademik

18/07/2026

Sokol Guga, Monika Zguro dhe Albert Dumani do të prezantojnë edicionin e 12-të të spektaklit “Krishtëlindje në Tiranë 2026”

18/07/2026
Rama: Forcimi i lekut është sukses dhe dëshmi e pakundërshtueshme e rritjes së ekonomisë shqiptare

Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla/ Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

17/07/2026
Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

17/07/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2026 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2026 News Albania