19 November, 2025
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Kryesore

Përgjigja e Ramës ndaj komentuesit dhe e vërteta zyrtare

by News Albania
23/01/2025
in Kryesore
0
358
VIEWS
Share on Facebook

Vendi zbrazet nga njerëzit dhe kafshët, Rama sugjeron të ushqehemi me turistë – Nga Hysni Gurra

‘Ai t’rre sy m’sy’, është një shprehje popullore, dhe kujt më mirë se këtij personazhi i shkon kjo shprehje.

Edi Rama ka rihapur një rubrikë mashtrimi ‘Sy më sy’ me shqiptarët në rrjetet sociale, edhe pse para disa kohësh deklaroi se nuk do merrej më me këtë punë.

Duke qenë se propaganda i ka rënë për tokë, duke qenë se bandës së tij të ministrave dhe deputetëve nuk u beson më që t’u lejë në dorë mashtrimet, pasi e di që janë bërë të neveritshëm për publikun, janë të ngathët e të pa zotët në komunikim, ka marrë përsëri vetë marshin e mashtrimit të qytetarëve duke replikuar me ta në rrjetet sociale.

Të mashtrojë kë të mashtrojë, kjo është me pak fjalë rubrika ‘Sy më sy’.

Është një taktikë e njohur për t’u hedhur sirin njerëzve.

Të dhënat e fundit tregojnë se Rama ka rritur ndjeshëm numrin e djekësve në Facebook, por çuditërisht interaktiviteti në faqe i ka rënë, sepse kinezët që ka shtuar në faqe nuk janë të gjithë njohës të gjuhës shqipe.

Në një replikë të fundit me një komentues në FB, komentit të një qytetari se “qeveria investohet në luks dhe gjëra defrimi. Dhe Shqipëria po bëhet për të huajt dhe për pak shqiptarë”, Edi Rama ka tentuar të mbajë teorinë se rritja e turizmit ka rritur të ardhurat për shqiptarët. Gjë që në fakt është super mashtrim i denjë vetëm për një super mashtrues kalibri siç është kryeministri jonë.

Në replikë Rama i thotë komentuesit: “Shqipëria për të huaj dhe për pak shqiptarë”! Vërtetë e ke? Këta të huaj kur vijnë këtu e marrin ushqimin me vete apo hanë në tryezat e shqiptarëve?

Vijnë me krevat në krah apo flenë në hotelet dhe bujtinat e shqiptarëve? Çudi e madhe kur thuhet se shqiptarët nuk bëjnë turizëm…”

Ja pse komenti është mashtrim fund e krye:

Së pari, të dhënat e INSTAT tregojnë se numri i blegtorisë në Shqipëri është përgjysmuar. Pra, projekti i shpopullimit i Ramës ka përfshirë jo vetëm njerëzit, por çdo gjë, edhe gjënë e gjallë. Dhe Shqipëria ka importuar vetëm për vitin 2023, 84-milionë euro mish nga Brazili.

Po sipas INSTAT, përveç kafshëve edhe importet në sasinë e zarzavateve pësuan rritje me 29 për qind vitin e kaluar. Gjatë 2024 u importuan 61 mijë tonë zarzavate nga 47 mijë tonë më 2023.

Në total importet e ushqimeve në sasi janë rritur me 15 për qind vitin e kaluar.

Pra, as nga të dhënat e një institucioni që në një farë mënyre kontrollohet nga Rama, nuk fshihen dot më shifrat, modifikohen disi, por gjëma është aq e madhe sa nuk mbulohet dot.

Turistët në Shqipëri, përveç një pakice të papërfillshme, hanë mish të Serbisë e Brazilit.

Pinë verë italiane dhe birrë gjermane, malazeze…

Hanë fruta e perime greke, turke, spanjolle, italiane e maqedonase.

Pra, praktikisht vijnë jo vetëm me krevat me vete, por edhe bukë në trajsë.

Të vetmit që fitojnë nga numri i lartë i turistëve janë Olta Xhaçkat e Ramës me hotele strategjike dhe pa taksa.

Ky është realiteti ‘Sy më sy’, gjithçka tjetër është një super mashtrim i një njeriu që pati një projekt spastrimi etnik dhe e vuri në jetë qetë – qetë, gjë për të cilën jo vetëm që nuk mbajti përgjegjësi, por kërkon edhe medalje nga shqiptarët.

Share this:

  • Click to share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Click to share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Click to share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

08/04/2022
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

700 familje shqiptare jetojnë me taksat tona/ Rama reagon pas deklaratës së Sekretares së Brendshme të Britanisë së Madhe: Zhgënjyese që…

700 familje shqiptare jetojnë me taksat tona/ Rama reagon pas deklaratës së Sekretares së Brendshme të Britanisë së Madhe: Zhgënjyese që…

Reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Per teatrin dhe dhunen reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

700 familje shqiptare jetojnë me taksat tona/ Rama reagon pas deklaratës së Sekretares së Brendshme të Britanisë së Madhe: Zhgënjyese që…

700 familje shqiptare jetojnë me taksat tona/ Rama reagon pas deklaratës së Sekretares së Brendshme të Britanisë së Madhe: Zhgënjyese që…

19/11/2025
E pandehur nga SPAK, Belinda Balluku shfaqet për herë të parë në Kuvend, i pranishëm edhe Rama (VIDEO)

E pandehur nga SPAK, Belinda Balluku shfaqet për herë të parë në Kuvend, i pranishëm edhe Rama (VIDEO)

19/11/2025
Ronaldo merr pjesë në darkën e Shtëpisë së Bardhë, batutat e Trump: Djali im është tifozi juaj, tani që u takuat do të më respektojë më shumë

Ronaldo merr pjesë në darkën e Shtëpisë së Bardhë, batutat e Trump: Djali im është tifozi juaj, tani që u takuat do të më respektojë më shumë

19/11/2025
Botërori 2026/ Zbuloni të gjitha kombëtaret e kualifikuara zyrtarisht

Botërori 2026/ Zbuloni të gjitha kombëtaret e kualifikuara zyrtarisht

19/11/2025

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In