Imzot Massafra: Bashkimi Evropian ta pranojë Shqipërinë në gjirin e tij
Kryetari i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, imzot Angelo Massafra, merr pjesë në asamblenë e përgjithshme të Këshillit të Konferencave Ipeshkvnore të Evropës (CCEE), që mbahet në Romë, nga 23 deri më 26 shtator. Në mikrofonin tonë, ai i bën thirrje Bashkimit Evropian të pranojë Shqipërinë dhe vendet e tjera të Evropës Juglindore si anëtare të tij
Filloi dje në Romë e do të përfundojë më 26 shtator, asambleja e përgjithshme e Këshillit të Konferencave Ipeshkvnore të Evropës (CCEE), që këtë vit, kremton 50-vjetorin e themelimit. I formuar në mars 1971 e më vonë, i miratuar nga Shën Pali VI, Këshilli mbledh çdo vit krerët e Konferencave Ipeshkvnore, ndër të cilët edhe atë të Shqipërisë – sivjet, imzot Angelo Massafra, i cili ka qenë edhe zv.president i CCEE-së.
Sot, pas mbledhjes së tyre me temë “CCEE, 50 vjet në shërbim të Evropës, kujtesa dhe perspektiva në horizontin e Fratelli tutti”, pjesëmarrësit priten nga presidenti i Republikës Italiane, Sergio Mattarella.
don David Gjugja, kryeipeshkvi metropolit i Shkodër-Pultit, imzot Angelo Massafra, kreu i ipeshkvijve të Shqipërisë, shpjegon ç’do të thotë ky jubile i rëndësishëm për CCEE-në dhe si po vijon reflektimi në dritën e enciklikës së Papës Françesku për vëllazërimin njerëzor. Gjithashtu, i bën thirrje Bashkimit Evropian të pranojë sa më shpejt Shqipërinë dhe vendet e tjera të Evropës Juglindore si anëtare të tij.