Mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike ka përfunduar, vetëm një orë pas nisjes së saj, në orën 19:00.
Mësohet se vendimi kryesor i marrë nga kjo mbledhje është se Opozita nuk do ta braktisë më Kuvendin dhe të dalë nga salla.
Nesër gjatë seancës plenare, demokratët do ta shfrytëzojnë kohën e tyre për debat, për të bërë oponencë në lidhje me programin qeverisës që pritet të prezentohet.