Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet pas vetëvrasjes së dy pacienteve në spitalin COVID-2.
Hetuesit janë duke kryer hetime për akuzën e shkaktimit të vetëvrasjes. Në verifikim do të kalojnë kushtet e spitalit dhe sjellja e bluzave të bardha karshi pacientëve me COVID-19.
Deklarim i është marrë më herët pas rastit të parë të 29-vjeçarit edhe stafit mjekësor në turn.
Një ditë më parë një pacient me COVID-19 që po merrte trajtim në spitalin “Shefqet Ndroqi”, i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i katërt.
Burime pranë spitalit bëjnë të ditur se, pacienti është një 65-vjeçar që ishte diagnostifikuar dy ditë më parë me coronavirus.