Antikarantina/ Vangjush Dako sfidon me darkë gala deputetin e PS
Pak ditë na ndajnë nga fundi i vitit dhe darkat apo drekat tradicionale që shoqërojnë mbylljen e tij tashmë janë një trend i përhapur edhe në vendin tonë. Dhe kur bëhet fjalë për këtë, kush më mirë së politikanët dhe ata që janë miq të pushtetit mund ta bëjnë këtë gjë. Pas darkës së organizuar nga deputeti i PS në Vlorë Vullnet Sina, njëkohësisht edhe pronar i Big Market me disa gazetarë që heshtën ndaj skandaleve të tij në lidhje me cilësinë e ushqimeve që tregton, një tjetër darkë Gala është oraganizuar në Durrës në një nga hotelet e Vangjush Dakos, ish kryebashkiaku i Durrësit. Por hoteli rezulton i regjistruar në emër të disa personave të tjerë dhe jo drejtpërdrejt nga Vangjush Dako.
Nga ana tjetër, theksojmë se vendi është nën masa të rrepta sigurie dhe nuk lejohet lëvizja në fashën orare 20:30-06:00. Por për ‘miqtë’ dhe deputetët socialistë, të cilët sfidojnë njëri-tjetrin me evente të tilla, duket se nuk vlen e njëjta gjë dhe mbase virusi e ‘bën pushim’ për ata!















