16 October, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Për valën e Covid-it mjeku profesionist jep lajmin e mirë

by News Albania
29/07/2020
in Aktualitet
0
36
VIEWS
Share on Facebook

Në një kohë kur vendi ynë vijon të regjistrojë shifra të larta infektimesh me COVID-19 dhe viktimat vijojnë të shtohen çdo ditë, kreu i urgjencës kombëtare Skënder Brataj tha se respektimi i mbajtjes së maskës dhe ruajtja e distancës janë e vetmja armë që kemi të gjithë. I ftuar në emisionin “Repolitix” në Report Tv, Brataj foli për situatën duke thënë se tashmë vendi ka shifra të larta për shkak të hapjes së vendit dhe aktiviteteve, por që pas 3-4 javëve do të shënojmë ulje të kurbës të të infektuarve.

A i përballon sot sistemi ynë shëndetësor fluksin e lartë? Brataj tha se po pasi në të dy spitalet COVID  ka ende shtretër, por që në rast rreziku është ngritur dhe spitali COVID 3 për skenarin më të keq. Brataj tha se në rast boom-i infektimesh dhe shtrimesh në vend janë të gatshme të ndihmojnë dhe spitalet rajonale që tashmë janë të pajisura  me kushtet dhe mjetet e duhura.

“Sot janë ato që e kemi thënë disa herë që lirimi i masave do rrite rastet dhe do të kishte më shumë vdekje. Jemi ende në ato efekte, tani do të kemi pasojat e korrikut të transportit, por të gjithë duhet të respektojmë rregullat. Këto të rinj do të sjellin prindërit dhe gjyshërit e tyre. do t’i lutesha këtyre moshave që të ruajnë distancën, të respektojmë rregullat. Nëse respektohen do të ulet në masë shpërndarja e virusit brenda dy javësh.

Sistemi shëndetësor nuk është problem më gjendjen se kemi, pais kemi dhe Covid 2. Tani edhe spitalet rajonale janë të përgatitura  për të ndihmuar. Me lirimin e masave pas 2-3 javësh, pati një ulje të vigjilencës nga të gjitha moshat dhe dihet që efekti do jepet dy javë më pas.  Pas 3-4 javësh do të tregojë uljen të rasteve”, tha Brataj.

Në lidhje me mbylljen e klubeve të natës, Brataj tha se këtu nuk mund të kontrollohen dot rastet dhe as ruhet distanca apo mbahet maska duke u kthyer ne burim infeksioni. Për shkak të shifrave të larta mbyllja e tyre ishte e detyrueshme u shpreh Brataj.

“Nuk më shqetëson shumë hapja e pishinës pasi aq janë në Shqipëri krahasuar me diskot që janë në çdo cep.  Uji i pishinës është me klor dhe në këtë mënyrë e vret virusin. Edhe mbyllja e lokaleve të natës ka të bëjë në numrin e lartë të infektuarve, kur numrit do ulet sigurisht që dhe ato do hapen. Në lokal nate je shumë ngjitur dhe ti nuk mund të rrish dot me maskë aty”, tha Brataj.

Brataj foli edhe për vaksinën e gripit në fillim shtator duke thënë se do të nis një fushatë sidomos për vaksinimin e moshave më të riskuara. “Vaksina e gripit ka qenë gjithmonë falas, por nuk ka qenë e detyrueshme dhe qytetarët përgjithësisht e kanë nënvlerësuar, po ashtu dhe mjekët. Këtë vit do të fillojë një fushatë në fillim shtatori për vaksinimin që të bëhet në kohë dhe jo kur ka shpërthyer dhe grip”.

Tags: lajme
  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Shooting More than 40 Years of New York’s Halloween Parade

Why Millennials Need to Save Twice as Much as Boomers Did

Doctors take inspiration from online dating to build organ transplant AI

Geraldo Enes Rexhvelaj dhe profili i tij akademik

18/07/2026

Sokol Guga, Monika Zguro dhe Albert Dumani do të prezantojnë edicionin e 12-të të spektaklit “Krishtëlindje në Tiranë 2026”

18/07/2026
Rama: Forcimi i lekut është sukses dhe dëshmi e pakundërshtueshme e rritjes së ekonomisë shqiptare

Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla/ Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

17/07/2026
Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

17/07/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2026 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2026 News Albania