Gezuar ditëlindjen znj Haklaj.
Në këtë ditë të veçantë për ty dhe familjen tonë unë, Rubensi, Melisa, Adela formulojmë urimet me të mira për ju.
Zoti ju plotësoftë të gjitha deshirat.
Ua ndriçoftë udhën e paçi kujdesin e veçantë të Tij, ju, gjithashtu Rubensi, Melisa dhe Adela.
Së bashku si bashkëudhëtarë të jetës kaluam shumë sfida.
Si bashkëluftëtarë në betejat për mbrojtjen e vlerave të demokracisë kemi kaluar një kalvar të gjatë vuajtjesh e sakrificash.
Ngadhnjyem përmes shumë kasandrave.
Në sagën e gjatë u përballëm në beteja për jetë a vdekje, me kurthe, intriga, pranga, atentate, plumba, mina e fatkeqësisht humbëm Shotën tonë të dashur e të shtrenjtë në aktin terrorist të mesantës së 31 tetorit të vitit 2001, i cili synonte asgjesimin e familjes tonë.
Sot ju ndodheni në Francë, djepin e kulturës, lirisë dhe demokracisë.
Jam i qetë që më në fund pas gjithë atyre ngjarjeve të rënda që kemi kaluar tani ju jeni të gezuar dhe të lumtur dhe pas atyre sakrificave sublime shijoni ditë të këndshme e të bukura.
Ju përqafoj me shumë dashuri dhe ju uroj suksese.
Flm për mbështetjen dhe kurajon që vazhdoni të me jepni në betejën për mbrojtjen e vlerave të demokracisë në Shqipëri ku sigurisht unë vijoj të qëndroj i vendosur me të njëjtin vullnet dhe idealizem për mbrojtjen e tyre.
Drejtor
Vladimir Muçaj
Kryeredaktor
Besim Dybeli
Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)