Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pas mbledhjes me Grupin Parlamentar, po zhvillon një takim me krerët demokratë të PD-së në Fier.
Takimi i Bashës me drejtuesit e PD në Fier, vjen një ditë para takimit që ka paralajmëruar ish kryeministri Sali Berisha. Duket se kjo është strategjia e Bashës për të “sabotuar” mbledhjen e Berishës.
Basha në mledhjen e grupit Parlamentar të PD është shprehur kundër vendimit të Berishës për mbledhjen e firmave për të shfuqizuar vedimin për përjashtimin e tij nga PD. Duke thënë se s’do lejojë të formohen grupe anti-amerikane.
Ai është se nuk do të lejojë të ketë asnjë mbledhje të Kuvendit Kombëtar për këtë çështje duke thënë se vendimi është përfundimtar.
Kujtojmë që Berisha ka nisur ciklin e “Foltores për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë dhe më të hapur”. Ai e nisi këtë mbledhje në Tiranë dhe tha se do të zhvillojë takime në të gjithë vendin, ku i radhës ishte Fieri.
Pas përjashtimit nga PD, Berisha paralajmëroi se do të nis lëvizjet për të bërë referenduam për të rrëzuar vendimin, duke thënë se do i kthej sovranitetin partisë.