Arben Pëllumbit iu është vendosur lëndë plasëse nw banesw mbrëmjen e djeshme në Fushë-Krujë. Sasia e lëndës plasëse ka shpërthyer në hyrje të banesës, por fatmirësisht nuk ka të lënduar, vetëm dëme materiale.
Kjo është hera e katërt që i vihet eksploziv, banesës në pronësi të Arben Pellumbit. Hera e parë që u sulmua ishte në 2 tetor të vitit të kaluar, por autorët jo vetëm që nuk u kapën, por goditën sërish në 9 mars të këtij viti, pak javë më parë.
Në dy rastet e para kryefamiljari Arben Pëllumbi ka ngritur dyshime se shkak mund të jetë një miqësi e prishur disa vite më parë, ndërsa tritol pak muaj më parë iu vendos edhe vëllait të tij.
Fqinjët janë shprehur se goditja ishte shumë e fortë ndërsa e zonja e shtëpisë është shprehur se në momentin kur ka ndodhur shpërthimi nuk ka ardhur asnjë forcë policie.
Thyerje xhamash, dyersh dhe dritaresh kanë pësuar banesat që ndodhen pranë shtëpisë së Pllumbit. Ndërkohë e gjithë familja nuk ndodhej në banesë në momentin e shpërthimit, pasi janë larguar një muaj më parë për shkak të frikës së përsëritjes së ngjarjes.
Policia ka shoqëruar disa persona si të dyshuar kryesorë në lidhje me ngjarjen. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Eksploziv banesës së Arben Pllumit, policia: Janë shoqëruar disa persona të dyshuar, pistat e hetimit…
Policia e shtetit ka dhënë njoftimin zyrtar për shpërthimin e ndodhur në banesën e Arben Pllumit në Halil të Fushë-Krujës. Në njoftimin e policisë shkruhet se nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale. Policia ka shoqëruar disa shtetas të dyshuar për këtë ngjarje, që dyshohet se ka ndodhur për shkak të konflikteve të mëparshme.
NJOFTIMI:
Më datë 18.04.2021, rreth orës 23:00, në oborrin e banesës së pabanuar të shtetasit A. P., ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme materiale.Në ambientet e Policisë janë shoqëruar disa shtetas të dyshuar për këtë ngjarje që dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e disa konflikteve të ndodhura më parë.Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.











