Akuzat e Shehajt, Gjana: Nuk është përjashtuar asnjë vëzhgues. Përfaqësuesit e tij kanë luajtur…
Kreu i Komisionit të Zgjedhjeve në PD, Jemin Gjana, publikoi të dhënat e votimit deri më tani, ku tha se iu janë drejtuar kutive të votimit 12 948 anëtarë, ose 17.2% e anëtarësisë. Ai iu përgjigj dhe akuzave të bëra nga Agron Shehaj, i cili është shprehur se po ia përjashtojnë komisionerët. Gjana tha se në Shkodër, përfaqësuesit e Shehaj kanë luajtur me emrat e dy vëllezëeve ndërsa një vëhzguese e cila ka shkaktuar 2 orë probleme është zëvendësuar.
“12 948 anëtarë që kanë votuar, që do të thotë një shifër që shkon te 17.2%. Përgjithësisht procesi ka ecur normalisht. Nuk ka pasur vonesa në fillimin e procesit.Ka raste që ka pasur ndërprerje për qartësimin e anëtarëve. Sapo të nxjerrim një të dhënë të dytë, do të bëjmë të ditur ecurinë e pjesmarrjes. Nuk është përjashtuar asnjë vëzhgues. Mbrëmë deri në orën 12 e gjysëm ka vazhduar procesi i marrjes së propozimeve nga kandidatët. Dje Kadilli ka përmbyllur të gjithë komisionin, me Harxhin kemi mbyllur të gjithë emrat, ajo ka lënë disa komisione bosh. Kemi patur probleme me 7 apo 8 raste të përfaqësuesve të Shehajt, se erdhën disa propozime që u rrëzuan. Ose nuk kanë pasur kartë anëtaresie. Vëzhguesi i tij në Kavajë ka qënë anëtar në Rrogozhinë. Ka kritere të përcaktuara për të cilat komisioni ka marrë vendimet përkatëse. Deri tani, për Shehajn janë marrë vendime me përfaqësues të tjerë, Kruja, Lushnja, dega 4, Kavaja, Maliqi, Shkodra, kanë luajtur me emrat e dy vëllezërve. Vjen i vllai që nuk është anëtar dhe pretendon që të shkojë në emër të vëllait. Para gjysëm ore është bërë dhe zëvendësimi i vëzhguesve të Shehajt në njësinë 5, e cila shkaktoi për 2 orë rrjesht probleme në qendrën e votimit. Është bërë e qartë që ndalohet filmimi i fletës së votimit, zonja ka bërë veprime të kësaj natyre dhe është bërë zëvendësimi i saj