Marrëdhënia seksuale me një person, kundër vullnetit të tyre, ose kur ato janë të paaftë të japin pëlqimin (përshembull të miturit ose personat me zhvillim të reduktuar mendor) është përdhunim, i cili është një krim i rëndë në gati të gjitha shtetet e botës.[18][19] Më shumë se 90% e viktimave të dhunës seksuale janë të gjinisë femërore, dhe vetëm rreth 5% e dhunuesve janë të panjohur për viktimat.[19]
Mosha e pëlqimit në Shqipëri
Në Republikën e Shqipërisë, mosha e pëlqimit për kryerjen e marrëdhenjeve seksuale është 14 vjeç[20]. Një i mitur mbi moshën 14 vjeçare mund të kyejë marrëdhënje vetëm me një person, i cili është mbi 14 vjeç, por nën 18 vjeç[21]. Në rast se njëri nga pjesëmarrësit në marrëdhënjen seksuale është mbi 18-vjeç, ndërsa pjesëmarrësi tjetër është nën 18-vjeç (i mitur), ligji shqiptar e cilëson të miturin si të paaftë për të dhënë pëlqim dhe personi mbi 18 mund të dënohet me burgim deri në 15 vjet.