16 October, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Politikë

PD publikon fotot: Të paprekshmit e Ramës mbjellin Shqipërinë me kanabis

by News Albania
18/07/2020
in Politikë
0
37
VIEWS
Share on Facebook

Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë në lidhje me kultivimin e bimëve narkotike në vend.

Sekretari për Çështjet Ligjore i Partisë Demokratike, Çlirim Gjata, deklaroi se “realiteti i 4-5 viteve më parë, kur i gjithë vendi u mboll me drogë dhe droga transportohej me avion, po përsëritet sërish me agresivitet edhe më të madh, përpara largimit të qeverisë së Edi Ramës”.

Gjata ka publikuar dhe disa foto të cilat tregojnë parcelat e bimëve narkotike në disa qarqe të vendit.

“Shqipëria prej 2 vjetësh është rimbjellë fuqishëm me drogë, por policia është urdhëruar të mos shikojë, të mos dëgjojë, të mos shqetësojë bosët e drogës në partneritet me qeverinë. Fotografitë me kanabis në Kukës dhe në Tepelenë janë pasqyrim i realitetit që prezanton me vërtetësi edhe Antimafia Italiane për gjendjen e rëndë të kanabisit në Shqipërinë e drejtuar nga Edi Rama. Në raportin e fundit të Antimafias italiane, Shqipëria konsiderohet si një nga vendet kryesore në nivel botëror për prodhimin e kanabisit. “Klanet shqiptare tanimë shprehin zotësi në rritje jo vetëm në tregtinë e drogës, por edhe në përmirësimin e cilësisë së bimëve narkotike që mbjellin, duke importuar në Shqipëri fara të afta për të prodhuar marijuanë në sasi të mëdha, në mes të vendit”, thuhet në raportin e antimafias italiane. Raporti ngre alarmin se Shqipëria është kthyer në një pikë kyçe tranziti për heroinën që vjen nga Afganistani dhe Azia Qendrore dhe se, për shkak të lidhjeve të duhura, krimi i organizuar shqiptar është kthyer në një nga furnizuesot kryesorë të Italisë me kokainë nga Kolumbia. Raporti tregon edhe mënyrën sesi kryhet transporti i drogës pa u shqetësuar nga Policia e Edi Ramës dhe e Sandër Lleshajt. Trafiku rrugor është më i përhapuri, por edhe trafiku përmes detit dhe kanalit të Otrantos. Pyetja që shtron sot çdo qytetar është sesi ka mundësi që policia shqiptare i ka të gjitha këto informacione, e di se ku mbillet droga, e di se kush e mbjell, kush e trafikon, mënyrën dhe vendin nga trafikohet dhe prapë nuk merr asnjë masë?! Nuk ka asnjë edhe një arrestim të vetëm të trafikantëve të drogës. Asnjë shef të shkarkuar policie, megjithë premtimin pompoz të Sandër Lleshajt. Përgjigja është fare e thjeshtë! Policinë e pengon Ministri i Brendshëm, i cili është në shërbim të paktit të Edi Ramës me trafikantët e drogës. Raporti i Antimafias italiane konfirmon se trafiku i drogës nga Shqipëria në Itali nuk është ndaluar as gjatë kohës së pandemisë COVID-19. Kur askush nuk lëvizte në rrugët e Shqipërisë dhe Edi Rama bënte shfaqjet me dron nga rrugët e zbrazura, trafikantët e drogës lëviznin lirshëm nga toka dhe nga deti. Raporti i Antimafias italiane hedh dritë edhe mbi pasurinë shumë të madhe të bosëve të drogës shqiptare. “Të ardhurat nga trafiku i kanabisit u kanë dhënë mundësi shqiptarëve të futen në tregun e heroinës dhe kokainës, duke shumëfishuar të ardhurat”, thuhet në raport, i cili e sheh Shqipërinë si një vend ndërkombëtar të krimit. Janë këta trafikantë droge që Edi Rama i shet për emigrantë dhe që po synon t’u legalizojë pasuritë e vëna nga droga përmes ligjit të aministisë fiskale. Ky ligj, nëse miratohet, kundër sugjerimeve të partnerëve tanë strategjikë, nuk ka për të patur jetën e gjatë. Në do të zhbëjmë me efekt prapaveprues çdo dispozitë dhe përfitim nga ky ligj”,- u shpreh Gjata.

Tags: lajme
  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Shooting More than 40 Years of New York’s Halloween Parade

Why Millennials Need to Save Twice as Much as Boomers Did

Doctors take inspiration from online dating to build organ transplant AI

Geraldo Enes Rexhvelaj dhe profili i tij akademik

18/07/2026

Sokol Guga, Monika Zguro dhe Albert Dumani do të prezantojnë edicionin e 12-të të spektaklit “Krishtëlindje në Tiranë 2026”

18/07/2026
Rama: Forcimi i lekut është sukses dhe dëshmi e pakundërshtueshme e rritjes së ekonomisë shqiptare

Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla/ Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

17/07/2026
Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

17/07/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2026 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2026 News Albania