Të_bashkuar_drejt_fitores✌✌
Partia Demokratike Dega Mallakstër përfundoi fazën e parë të konsultimit dhe propozimeve sipas Udhëzimit nr. 60 dt. 25.06.2020 të Kryesisë së PDSH-së.
Mirënjohje e falenderim për të gjithë antarësinë që u bënë pjesë masive dhe aktive e të gjithë takimeve të zhvilluara dhe që me përkushtim, gadishmëri e përgjegjshmëri vlerësuan duke i dhënë më shumë frymë besimit të palëkundur se vetëm alternativa e Partisë Demokratike dhe Kryetari Basha, janë shpresë për të ardhmen e Mallakastrës e gjithë Shqipërisë.
Falenderim për zotërinjtë Arben Ibro dhe Etion Kapedani, të deleguarit e Grupit Qëndrorë të Koordinimit të cilët me përkushtim dhe korrektësi ndoqën të gjitha takimet me anëtarësinë në të 10 Grupseksionet e degës tonë.
PDSH-ja përmes këtij udhëzimi i dha mundësinë secilit antarë të propozojë me vullnet të lirë për përfaqësuesit politik, duke evidentuar kapacitetet intelektuale, përfaqësuesit dinjitoz dhe kontribuesit me vlerë. Ky bashkim i antarësisë është një ogur i mirë në mbështetje të plotë për kthimin e PD-së në pushtet vendorë e qendrorë.
Besimplotë në fitoren e Partisë Demokratike dhe Lulzim Bashës.
Ndryshimi që duan mallakastriotët për fitoren e shumëpritur është i pandalshëm dhe rotacioni politik i pashmangshëm për të shpëtuar Shqipërinë nga gremina ku po e hedh Edi Rama.✌✌✌