Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka njoftuar se do ti kërkojë Kuvendit të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese mandatin e deputetit socialist Vullnet Sina.
Sipas Partisë Demokratike pas verifikimeve rezulton që deputeti Sina ka përfituar të ardhura nga Buxheti i Shtetit me vlerë disa milionë lekë për 9 kompanive të tij private gjatë periudhës ku ushtronte mandatin e tij.
“Deputeti Vullnet Sina i shpallur si “deputet kampion” nga Edi Rama në Kongresin e fundit të Partisë Socialiste, rezulton se qënka kampion në përfitimin e parave publike në kundërshtim flagrant me Kushtetutën. Mocioni, së bashku me të gjitha provat që kompanitë e tij kanë përfituar pagesa miliona lekshe, në mënyrë të vijueshme nga Buxheti i Shtetit, është duke u përgatitur dhe do të dorëzohet gjatë kësaj jave zyrtarisht në Kuvend”, shkruan PD.