Patronazhistët/ SPAK heq dorë nga hetimi: Nuk u vërtetua korrupsion në zgjedhje
SPAK heq dorë nga hetimi i dosjes me të dhënat e afro 900 mijë shqiptarëve, të cilat u publikuan para zgjedhjeve te 25 prillit.
Kjo çështje do të hetohet tashmë nga Prokuroria e Tiranës vetëm për akuzën “ndërhyrje e pautorizuar e të dhënave komputerike ” dhe jo me atë që u regjistrua në fillim nga prokuroria e posacme si korrupsion zgjedhor
Pas 7 muaj hetime, SPAK ka arritur në përfundimin se në këtë rast nuk jemi parpara një korrupsioni zgjedhor por dhjesht në ndërhyrje të paautorizuar të të dhënave kompjuterike.
Me ketë argument Prokuroria e Posaçme ia ka përcjelle dosjen Tiranës duke shfryrë në këtë menyre edhe hetimin, i cili solli shumë reagime dhe nga klasa politike.
Tashmë do të jetë Prokuroria e kryqytetit ajo që do të vijojë të gjejë autorët e dosjes ndërkohë që pavarësisht kërkesës së spak, prortali investigativ që publikoi I parai databazin të me të dhënat të cilat u thanë se u morën nga Partia Socialiste, nuk pranoi të jepte burimin e provës.
Për këtë çëshjtje u shpreh edhe gjykata ndërkombetarë për të drejtat e njeriut, e cila u dha të drejtë administratorëtve te portalit per të mos e dorëzuar databazën ndërsa nuk u be eqartë as fakti nëse edhe vete partia socialiste e dorezoi atë ne SPAK.
Kjo është një nga 25 dosjet per krim zgjedhor që prokuroria e posacme është duke hetuar në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit ndërsa ende asnjëpra prej tyre nuk është dërguar në gjykatë . Ndërkohë në hetim janë edhe dosje të tjera që po hetohen nga prokuroritë e rretheve të cilat ende nuk kanë arritur të perfundohen ndonese u është kerkuar të përshpejtojnë hetimet./OraNews/