Patriarku Kirill, kreu i Kishës Ortodokse Ruse, njoftoi në predikimin e tij se të gjitha mëkatet do të lahen për ushtarët që vdesin në Ukrainë.
“Ne jemi të vetëdijshëm se ata që vdesin në përmbushjen e detyrës së tyre ushtarake sakrifikojnë veten për të tjerët. Kjo sakrificë lan të gjitha mëkatet e bëra”, tha ai.
Ky qëndrim vjen pas thirrjes së presidentit Putin për të mobilizuar të gjithë burrat në luftë.