Pas vizitës në Tiranë Jim Belushi ka ndalur në Gjirokastër. Pas vizitës në zonën muzeale ku u bë protagonisti i momentit duke rrëmbyer gjithë vëmendjen, kuriozitetin dhe dëshirën e turistëve e vizitorëve që e rrethuan dhe forografuan këtë moment, aktori hollivudian me origjinë shqiptare, shoqëruar edhe nga kryetari i bashkise Gjirokastër, Flamur Golemi, është ndalur në Lazarat.
Fshati i njohur botërisht me historinë e vet të mbjelljes masive të kanabisit është vendosur në qendër të dokumentarit më të fundit të Belushit. Ai ka biseduar dhe ka intervistuar banorë të zonës të cilët kanë rrëfyer historitë e tyre dhe kanë folur mbi jetën në fshat.
Gazetarja e balkanWeb Brikena Metaj ka sjellë pamje të aktorit të njohur duke takuar dhe biseduar me banorët e zonës.
Kujtojmë që aktori I njohur me origjinë shqiptare pres disa ditësh ndodhet në Shqipëri. Ai në fillim ishte në Tiranë ku u takua edhe me kryetarin e bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. Belushi do të realizojë një dokumentar për Shqipërinë, i cili do të transmetohet në mediat amerikane.