Drejtori i sapoemëruar Florian Muçaj e ka nisur punën si drejtor i Albpetrol-it me reformë. I emëruar në këtë detyre vetëm një javë më parë pas shkarkimit të Flamur Matos dhe marrjes së tij nën hetim për afera tenderash në këtë Kompani, Muçaj e ka nisur punën duke u ndalur tek zyra e burimeve njerëzore. Drejtoresha e kuadrit Florida Hoxha është shkarkuar nga kjo detyrë dhe sipas burimeve e kanë emëruar disa shkallë më poshtë pranë kompanisë. Hoxha u emëruar drejtore e burimeve menjëherë sapo në krye të Albpetrol.sh.a u emërua Baftjar Zeqaj një vit më parë. Dhe pas dorëheqjes së Zeqajt për shkak të kandidimit për deputet dhe emërimit drejtor të Flamur Matos Hoxha vijoj deryrën e drejtoreshës së burimeve njerëzore. Jo vetëm kaq por ajo mbante prej kohësh dy drejtori si drejtoreshë. Vef burimeve dhe atë të programim-zhvillimit! Publikimet e newsalbania.al al bën që Flamur Mato Drejtor dhe Baftjar Zeqaj “bashkëdrejtor” ia “qethën” një pozicin nga dy i lanë një. Prej kësaj drejtorie muarën ‘rrugë’ me qindra punësime e rekrutime pa kritere! Miq mikesha, personazhe pa profile të justifikuara u dhanë k e punësimit në Kompani treshja Zeqaj-Mato-Hoxha! Nga sot ajo quhet ish-drejtoresha e kuadrit në Albpetrol! Duhet theksuar se Flamur Mato u shkarkua me “ceremoni” pas publikimeve të zullumeve në Albpetrol nga Portali Newsalbania.al dhe më pas dhe shumë mediave të tjera! Akuzat e hedhura publikisht nga media u vlerësuan në kohë rekord nga Ministria e linjés e cila solli dhe shkarkimin e Matos. Ai është nën hetim për tenderat dhe jo vetëm. Matos i éshte bllokuar pasaporta dhe nuk i lejohet të hyjë në ambjentet e Kompanisë Albpetrol sh.a!..
Drejtor
Vladimir Muçaj
Kryeredaktor
Besim Dybeli
Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)