Luani ‘Boy’ në Tajlandë është bërë i njohur për shkak të parashikimeve të tij, për ndeshjet e Evropianit që po luhen këtë vit. Dailymail shkruan se luani deri tani ka parashikuar rezultatin e saktë të dy ndeshjeve.
Ai parashikoi fitorën e Anglisë kundër Kroacisë si dhe atë të Holandës kundër Ukrainës. Ndërkohë që tani ky luan gjithashtu ka parashikuar fitorën e Francës kundër Gjermanisë si dhe fitoren e Portugalisë kundër Hungarisë, ndeshje të cilat do të luhen ditën e sotme.
Luani i bën ‘parashikimet’ e tij duke zgjedhur një copë mishi, në të cilën janë vendosur flamujt e shteteve që do të luajnë. Mishin që Boy, ha fillimisht mendohet se do të fitojë garën.
Por kjo nuk është hera e parë që kafshët bëjnë parashikime të tilla. Një gjë e ngjashme ka ndodhur në Kupën e Botës në vitin 2008 dhe EURO 2010, nga një oktapod të quajtur Paul. Gjatë Euro 2008, oktapodi ‘parashikoi’ saktë katër nga gjashtë rezultatet e ekipit kombëtar, duke mos parashikuar një humbje 2-1 në fazat e grupeve ndaj Kroacisë dhe një humbje 1-0 ndaj Spanjës në finale.