15 March, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Pas krizës, kompanitë e energjisë regjistruan 225 milionë euro fitim në 2023

by News Albania
02/08/2024
in Aktualitet, Lajme
0
Pas krizës, kompanitë e energjisë regjistruan 225 milionë euro fitim në 2023
44
VIEWS
Share on Facebook

Pas 2022-t, kur kriza e energjisë arriti kulmin dhe zhyti kompanitë e energjisë në një humbje prej rreth 240 milionë euro, viti që lamë pas duket se ka shënuar një panoramë krejt të ndryshme.

Situata më e mirë hidrike ku prodhimi neto i energjisë shënoi nivelin 8.80 TWh lehtësoi gjithë zinxhirin e kompanive publike teksa ishin eksportet ato që dominuan mbi importet.

Të dhënat zyrtare për tre kompanitë publike të energjisë nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), tek OSHEE Group dhe Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST) tregojnë për një fitim prej 22.5 miliardë lekë apo 225 milionë euro.

“Gjatë vitit 2023, sektori energjetik ka shënuar një përmirësim të ndjeshëm të performancës financiare, si rezultat i:(i) përmirësimit të situatës meteorologjike në vend dhe si rrjedhojë, (ii) e rritjes së prurjeve në kaskadën e Drinit, që ka rritur nivelin e prodhimit të energjisë vendase nga KESH sh.a përgjatë 2023. Konkretisht, niveli i basenit të Fierzës deri në muajin Dhjetor 2023 ishte në kuotën 284.5 metra, me një nivel më të lartë sesa kuota mesatare e 30 viteve të fundit për të njëjtën periudhë, prej 277.5 metra” thuhet në buxhetin faktik.

Peshën kryesore në këtë fitim duket se e mban Korporata Elektoenergjetike Shqiptare e cila falë situatës së mirë hidrike ka arritur të sigurojë të ardhura në vlerën e 41 miliardë lekëve apo rreth 410 milionë euro por edhe të reduktojë ndjeshëm shpenzimet të cilat në vitin e krizës 2022 u dominuan nga importet me çmime ekstreme. Këto shpenzime ishin në vitin 2022 rreth 630 milionë euro teksa në vitin 2023 ishin 55 për qind më të ulëta. Fitimi i kompanisë në vitin 2023 llogaritet në rreth 135 milionë euro.

Kompania e shpërndarjes OSHEE Group e cila ka nën vete tre kompani bija ka shënuar një nivel prej 74.7 miliardë lekësh apo 747 milionë euro teksa fitimi për vitin 2023 është llogaritur në 4.64 miliardë lekë apo rreth 46 milionë euro.

Kompania e tretë, ajo e transmetimit OST kishte vitin e shkuar 12.3 miliardë lekë të ardhura, thuajse në të njëjtin nivel si në vitin 2022. Shpenzimet nga ana tjetër u ulën me 32 për qind në vitin 2023 në raport me vitin 2022 duke shënuar një nivel prej 7.9 miliardë lekësh. Fitimi i kompanisë llogaritet në 4.37 miliardë lekë apo rreth 43 milionë euro thuajse 10 herë më shumë se një vit më parë kur kostot u rritën edhe për OST për shkak të importeve të kushtueshme që shkojnë për mbulimin e humbjeve në transmetim.

Në buxhetin faktik 2023 nënvizohet se risku fiskal i sektorit ka ardhur në ulje. “Në terma të riskut fiskal, ndikimi i sektorit si kosto financiare apo të ardhura të munguara në financat publike për vitin 2023, vlerësohet rreth 5.3 miliardë LEK nga rreth 33 miliardë LEK në vitin 2022, duke treguar një përmirësim të gjendjes së detyrimeve.

Kjo situatë është ndikuar nga kushtet e favorshme atmosferike që rritën ndjeshëm nivelin e prodhimit të energjisë vendase nga KESH sh.a. Projektet e investimeve me financim të huaj për sektorin e energjisë për vitin 2023 u miratuan në nivelin 2 miliardë LEK sipas buxhetit fillestar të miratuar me Ligjin nr.84/2022 “Për buxhetin e vitit 2023”, dhe nuk pësuan rishikime gjatë vitit buxhetor” thuhet në raport./ Monitor.al

Share this:

  • Share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Me mua përfundon me kanun/ Debate të forta në “Big Brother“, çfarë ndodhi mes Gimbos dhe Rogertit?

Me mua përfundon me kanun/ Debate të forta në “Big Brother“, çfarë ndodhi mes Gimbos dhe Rogertit?

Besim Dybeli: Made -in Elbasan!

Besim Dybeli: Made -in Elbasan!

Lajm i fundit: Hetimi i Ilir Metës nga SPAK, reagim i fortë i ambasadores amerikane Yuri Kim

Lajm i fundit: Hetimi i Ilir Metës nga SPAK, reagim i fortë i ambasadores amerikane Yuri Kim

Gjirokastër: Një banesë përfshihet nga zjarri, dëme materiale, fatmirësisht pa viktima

14/03/2026

Lajm i fundit: Dhunon e kanos me armë ish-bashkëjetuesen, arrestohet nga policia e Sarandës

14/03/2026

Atmosferë festive në Virua-Gjirokastër për Ditën e Verës

14/03/2026

Parku i Viroit në Gjirokastër hap dyert e Ditës së Verës

14/03/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In