16 June, 2025
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Pas arrestimit të kryebashkiakut lushnjar Fatos Tushe gati prangat për bashkiakun e Kuçovës Kreshnik Hajdarin

by News Albania
July 7, 2021
in Aktualitet
0
Pas arrestimit të kryebashkiakut lushnjar Fatos Tushe gati prangat për bashkiakun e Kuçovës Kreshnik Hajdarin
152
VIEWS
Share on Facebook

Pas operacionit në Lushnje, gati prangat edhe për Kreshnik Hajdarin e Kuçovës/ favorizoi oligarkun Pëllumb Salillari dhe shkatërroi zonën e mbrojtur

SPAK ka ndërmarrë sot një operacion masiv anti-korrupsion me disa të arrestuar, mes tyre edhe kryebashkiaku i Lushnjes Fatos Tushe. Tushe akuzohet se ka favorizuar biznesmenë të ndryshëm në lidhje me një tender, për shpërdorim të fondeve publike në vlerën e 24 milion lekëve.

Ndërkohë një tjetër kryetar Bashkie është gati për prangosje. Është fjala për Kreshnik Hajdarin, kreun e bashkisë Kuçovë i cili favorizoi në mënyrë të pastër oligarkun Pëllumb Salillari.

Kryetari i bashkisë Kuçovë Kreshnik Hajdari, është kallzuar në SPAK nga banorët e fshatit Lumas të bashkisë së Kuçovës, pas konflikteve që kanë lindur lidhur me ndërtimin e ujësjellësit mbi kanionin të e lumit Sinec, Zonë e Mbrojtur.

Janë 123 banorë që kanë firmosur një kallzim duke kërkuar nga SPAK hetimin e kryetarit të bashkisë Kuçovë Kreshnik Hajdari, Ministrin e Mjedisit Blendi Klosi, dhe ndërtuesin e punëve publike Pëllumb Salillarin.

Banorët e fshatit Lumas kanë paraqitur në SPAK një kallëzim penal për “Shpërdorim detyre”, kundër kryetarit të bashkisë së Kuçovës Kreshnik Hajdari dhe shkatërrim të zonave të mbrojtura me qëllim përfitimi nga ana e tyre.

Sipas banorëve të zonës, kryetari i Bashkisë Kuçovë, Kreshnik Hajdari, ka miratuar leje ndërtimi të një ujësjellësi në Kanionin e Lumit Sinec, që sipas tyre është zonë e mbrojtur dhe e shpallur monument Natyre me vendimin e Këshillit të Ministrave të vitit 2002.

Kryetarin e Bashkisë Kuçovë Kreshnik Hajdari akuzohet se :

Shtetasi Kreshnik Hajdari ka miratuar një leje Infrastrukture Nr. 3562/1, datë 14/10/2020 dhe kjo leje është bërë për furnizimin me ujë të pijshëm të fshatit: Lumas, Pëllumbas, Shqezë, Vodez, Bardhaj, Krekëz, Koritëz, kur në fakt fshatrat e mësipërm kanë ujsjellsa, ata e akuzojnë se ujësjellësi i mësipërm po bëhet për të favorizuar interesat kriminale të të kallzuarve.

Kryetari i bashkisë Kuçovë Kreshnik Hajdari akuzohet nga banorët e Lumasit për shpërdorim të fondeve publike sipas tyre. “Nëse në fshatrat Lumas, Pëllumbas, Shqezë, Vodez, Bardhaj, egzistojnë ujësjellësa atëherë cila është nevoja e shpenzimit të 4.2 milion eurove nga buxheti i shtetit dhe nga taksat tona”, pra duket qartë se shtetasi Kreshnik Hajdari po shpërdoron fondet me qëllim favorizimin e subjektit tregtar “Salillari shpk” me administrator Pëllumb Salillari.

Kryetari i bashkisë Kuçovë Kreshnik Hajdari akuzohet nga banorët e Lumasit se leja e dhënë është në kundërshtim me kodin penal dhe pikërisht me nenet 160 i Kodit penal që ka të bëjë me shkatërrimin e veprave kulturore si dhe për zonat e mbrojtura mjedisore parashikuar nga neni 202/b dhe se me djeni të plotë shtetasi Kreshnik Hajdari po shkatërron kanionin e lumit Sinec Zonë e Mbrojtur e kategorisë së tretë .

Kryetari i bashkisë Kuçovë Kreshnik Hajdari akuzohet nga banorët e Lumasit se ka miratuar një leje pa marrë më parë leje mjedisore dhe është fakt që, ka shkaktuar sjelljen e pasojës penale të mësipërme dhe po shkatërron pasurinë kombëtare në bashkpunim me palët e tjera të kallzuara. Marrja e lejes nga ministria e Mjedisit është një detyrim ligjor i cili nuk është zbatuar në rastin konkret.

Kryetari i bashkisë Kuçovë Kreshnik Hajdari akuzohet nga banorët e Lumasit se ka falsifikuar dhe proçedurën e nxjerrjes së lejes, pasi leja është e datës 14/10/2020, dhe po në këtë praktikë leje ka depozituar VNM paraprak të lëshuar nga ana e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, Drejtoria e Vlerismit të Impaktit dhe Liçencimit të datës 28.01.2021, pra 13 muaj pasi Kreshnik Hajdari ka miratuar lejen e Infrastrukture Nr. 3562/1.

Kryetari i bashkisë Kuçovë Kreshnik Hajdari akuzohet nga banorët e Lumasit, se ka favorizuar shoqërinë “Salillari” dhe shtetasin Pëllumb Salillari, pasi një ndër kushtet e caktimit të fituesit të tenderit ka përcaktuar që shoqëria përfituese duhet të ketë të punësuar minimalisht 400 punonjës, kur nga ana tjetër ky projekt po ndërtohet nga shoqëria tjetër nënkontraktore “FLED sh.p.k” me 3 punëtorë.

Share this:

  • Click to share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Click to share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Click to share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

July 22, 2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

December 16, 2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

March 17, 2023
Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

April 8, 2022
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Zëvendëspresidentja e BKA-së, vizitë pune në Policinë e Shtetit/ Takim me  Drejtorin e Përgjithshëm, Drejtues Madhor z.Ilir Proda

Reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Per teatrin dhe dhunen reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Zëvendëspresidentja e BKA-së, vizitë pune në Policinë e Shtetit/ Takim me  Drejtorin e Përgjithshëm, Drejtues Madhor z.Ilir Proda

June 16, 2025
Nëna e Martin Canit rrëfen mes lotësh: Publikimi i videos nga ngjarja ishte tronditje shumë e forte, nuk ia dinim ekzistencën, prej kohësh trajtohem me…

Nëna e Martin Canit rrëfen mes lotësh: Publikimi i videos nga ngjarja ishte tronditje shumë e forte, nuk ia dinim ekzistencën, prej kohësh trajtohem me…

June 16, 2025
Tiranë/ Policia Rrugore intensifikon kontrollet, arrestohen 30 shoferë, pezullohen 22 leje drejtimi

Tiranë/ Policia Rrugore intensifikon kontrollet, arrestohen 30 shoferë, pezullohen 22 leje drejtimi

June 16, 2025
Dëmton legenin në burg, ish-shefi i Rrugores Roven Zeka kërkon lirinë

Dëmton legenin në burg, ish-shefi i Rrugores Roven Zeka kërkon lirinë

June 16, 2025

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In