14 June, 2025
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Lajme

Partia Demokratike rendit shkaqet që e kanë rrënuar sistemin arsimor: Rama i ktheu shkollat në fole të ilegalitetit

by News Albania
July 10, 2024
in Lajme, Politikë
0
Partia Demokratike rendit shkaqet që e kanë rrënuar sistemin arsimor: Rama i ktheu shkollat në fole të ilegalitetit
67
VIEWS
Share on Facebook

Përmes një deklarate, drejtuesja e Departamentit të Arsimit në Partinë Demokratike, Lili Sula, u bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë masivisht në protestën e 11 korrikut.

Ajo shprehet se Rilindja ka shkatërruar arsimin. Sipas saj, kjo është një arsye më shumë për të protestuar më 11 korrik.

Gjithashtu, ajo thekson se në 11 vjet, Edi Rama me keq-qeverisje dhe keqdashje, i ktheu shkollat nga vatra të dijes në fole të ilegalitetit.

Sula ka renditur disa nga shkaqet që e kanë rrënuar sistemin arsimor dhe që shpallin hapur braktisjen që partia-shtet i ka bërë arsimit dhe fëmijëve.

Deklarata e plotë:

“Të dashur pedagogë, mësues, nxënës dhe studentë:

Në 11 vjet Edi Rama, me keq-qeverisje dhe keqdashje, i ktheu shkollat nga vatra të dijes në fole të ilegalitetit.

Ai mashtroi mësues e nxënës, studentë e pedagogë, për financimin e arsimit publik me 5% të PBB. Sot niveli i arsimit është vetëm xxx shumë më pas se financimi në qeverisjen e PD. Shqipëria investon nën 0.08% të GDP për kërkim, 4-10 herë më pak se disa vende të Rajonit të ËB.

Nxënësit 15-vjeçarë u renditen të fundit në botë për të menduarin krijues, pas Palestinës dhe Uzbekistanit nga testimi ndërkombëtar PISA.

Janë përkeqësuar treguesit e analfabetizmit funksional, dhe aftësitë e nxënësve në lexim kanë shkuar prapa ne kohe, në vitet 2000. PISA vërtetoi që prapambetja në formim e nxënësve 15-vjeçar të zonave rurale me ato urbane është thelluar përtej 2 vite shkollore.

Vijon skandali i testimeve të Maturës shtetërore- nga dalja e të gjitha tezave në minutat e para të provimit, tek problemet e rënda të formulimit të testeve që penalizojnë në vlerësim nxënësit. Degradimin e plotë të Maturës e tregon heqja e njërës lëndë me zgjedhje e cila ka përgjysmuar nivelin e formimit të thelluar akademik të maturantëve.

Qeveria shpenzon për nxënës/student vetëm 1000 euro në vit, 10-15 herë më pak se në vendet e OECD.

Politizimi: kontrolli total përmes patronazhistëve i arsimit. Denigrimi i figurës së mësuesit, mungesa e mbështetjes, dhe e rritjes së pagave. Shkollat kthyer në pika shpëndarje droge edhe nga drejtorët patronazhistë.

Ligji për Arsimin e Lartë, zhduku autonominë universitare dhe lirinë akademike

Arsimi po braktiset me shifra të frikshme prej shpopullimit: 60 mijë studentë më pak në universitete se 10 vite më pare; – 110 mijë nxënës më pak në arsimin parauniversitar,

Ikja dramatike e trurit dhe e intelektualëve, ngjashëm me vendet e Afrikës na rendit ndër 10 vendet në botë me emigrim më të lartë.

Universitet shqiptarë të rankuara më shumë se 1000 vende poshtë atyre të rajonit (si Kroacia, Sllovenia apo Serbia)- sipas rankimeve ndërkombëtare

Këto janë vetëm disa nga shkaqet që e kanë rrënuar sistemin arsimor, që shpallin hapur braktisjen që partia-shtet i ka bërë arsimit dhe fëmijëve.

Për të ndalur këtë sistem de-arsimues që sot gjendet në pikën fundore, për të ndalur shpopullimin masiv të shqiptarëve që largohen për motive mbijetese, rritjen e analfabetizmit, dhe gjithë sëmundjet e rënda që e kanë ngërthyer arsimin – ju ftoj, veçanërisht mësuesit, pedagogët, nxënësit e studentët, si kolegia juaj dhe mësuesja juaj, që më 11 korrik, ora 20:00 t’i bashkoheni protestës së opozitës.

Për të mirën e fëmijëve tanë, për të mirën e kombit”, shprehet ajo.

Share this:

  • Click to share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Click to share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Click to share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

July 22, 2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

December 16, 2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

March 17, 2023
Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

April 8, 2022
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Gazetari Ilir Krasniqi ka sot ditëlindjen/ Unioni Gazetarëve Shqiptarë dhe Newsalbania.al e uron, dhe 100!

Reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Per teatrin dhe dhunen reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Gazetari Ilir Krasniqi ka sot ditëlindjen/ Unioni Gazetarëve Shqiptarë dhe Newsalbania.al e uron, dhe 100!

June 14, 2025

Peqin: Humb jetën tragjikisht 6-vjeçari Elio Aliu, pak ditë pasi prindërit e regjistruan për klasën e parë

June 14, 2025

A do e verifikojë SPAK-u burimin real të pasurisë së deputetit socialist Arkend Balla?!

June 13, 2025
Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Artan Gaçit, nuk pranon heqjen e sekuestros për 5512 m2 tokë

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Artan Gaçit, nuk pranon heqjen e sekuestros për 5512 m2 tokë

June 13, 2025

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In