Festival:
Paraqitje dinjitoze e Grupit te Qarkut Lezhe ne “Gjirokaster 2023”!…
Edhe pse permes nje varg veshtiresishe, grupi artistik i Qarkut Lezhe, u paraqit me nje program dinjitoz qe mbeshtetej ne pjesen me te madhe ne folklor te pasur por dhe ne traditen “evolutive”, duke sjelle me te miren e mundshme ne nje hark kohor tmerresisht te shpejte pergatitjesh dhe mundesishe. E gjitha kjo per merite te artisteve te Lezhes, Kurbinit dhe Mirdites, si atyre me eksperience edhe gjenerates se re. Ka qene nje pune e mireprogramuar nga kordinatoret e Qarkut Lezhe, qe me krijimin e grupit te punes, qe mbajti dhe peshen kryesore faze pas faze duke iu permbajtur procedures se Ministrise se Kultures e mbi te gjitha kritereve shkencore.
Dihet se nuk eshte aspak e lehte te operosh me nje program me tre territore etnokulturore sic jane bashkite tona, madje me areal akoma me me diversitet trashegimor, sic eshte zona e Lezhes dhe Kurbinit, ku shperfaqen tipologji te larmishme, me veshtiresi paraqitje per cdo zone. Duhet permend fort puna e Mark Gjokes (Mjeshter i Madh) si Udheheqes artistik dhe Viktor Gjikolaj per materialin letrar, te cilet mundesuan nderhyrjet e duhura ne materialin final duke e ngritur cilesisht ate, deri sa erdhi dita per ne skenen e Gjirokastres. Pa dashur te bej specialistin e kesaj pune, ma do mendje do te kete profesionistre qe do e shkoqisin ate strukturalisht, por ama me nje sy te vemendshem shihej se ne afro 60 minuta program, eshte mundesuar paraqitja me e mire e mundshme e gjithe arealit folkloristik te trevave tona ne perberje te Grupit te Qarkut.
“Dasma e madhe”, u soll sipas tipologjive te zonave duke operuar me zhanret e ketij arti e deri tek riti i dasmes se Mirdites por dhe gjama e Malesise me te rinj; po ashtu rapsodet u spikaten sipas krahinave, lirikat gjithashtu, relikeve folklorike iu dha vendi i duhur, ashtu si dhe instrumentit te lashte si lahuta, disa kenge erdhen akapelo apo majekrahi, duke respektuar te kenduarit e mocem te zonave tona; nje larmi instrumentesh evokuan bardet e famshem e deri tek formacionet me te medha, qe nderthuren traditen me evolucionin instrumental. Pos kengeve me soliste individual apo duete etj, nuk munguan kenget tipologjike me thelb pak me masive sic ishte grupi i burrave te Mirdites apo grupet e Kurbinit e Lezhes, e deri tek permbyllja korale. Ne gjithe strukturen e ketij programi, u paten parasyshe moshat, raporti ne mes tyre, duke stimuluar gjeneraten e re te artit folklorik. Duhet shtuar dhe nje detaj i rendesishem, larmia e veshjeve qe ra ne sy ne te gjitha grupet pjesemarrese ne Festival. Spektatoret e shumte ne Kala dhe ata te ekraneve apo portaleve mbeten teper te kenaqur nga paraqitja dinjitare e Grupit te Lezhes.
Per mua personalisht, si pjese drejtuese e tre festivaleve, kjo ishte paraqitja me e mire e ketyre viteve per Grupin artistik te Qarkut Lezhe.
Urime artiste te mrekullueshem!
Shenim:
Po ju percjell Programin e Grupit te Qarkut Lezhe, miratuar nga Komisioni artistik i Ministrise se Kultures:
- “Shkrepi dielli mbi Vinjallë”. Këndojnë atë e bir, Kurt Lika, Ibrahim Lika dhe grupi i Kurbinit.
- “Balada e Ago Ymerit”, këndon me lahutë, Pjetër Matusha, Mjeshtër i Madh
- “Tir Nana, tir”. Këndon Angjelina Rrika Gjeçi, Zhejë,Kurbin
- “Melodi me bri dhe zamare”, Mjeshtri i Madh , Pal Ded Gjoni, në çifteli: Llesh Prenga me djemtë e tij, Gjin dhe Lorenco Prenga.
- “Fatimja, që rrin në mal” ( pa shoqërim). Këndon Mide Aliu,Kurbin
- “Vallja e linjës”, luan grupi i vajzave,Laç
- “Nuse ke pse rrin ves-vese”,këndojnë Paulin Përvathi e Fran Boci, Manati
- “Këngë dasme”,Kurbin, këndon grupi i vajzave, Fushë-Kuqe
- “Gjama, rit mortor pagan”, të rinjtë e qytetit Lezhë
- “Ajkuna kjan Omerin”, këndon lahutari, Lulash Pllumi, djali i legjendes se lahutes se Malesise se Madhe Gjergj Pllumi.
- “Melodi me vegla popullore”, ne cifteli mjeshteri Petrit Dushi,ne instrumente foklorike frymore mjeshtri Gjovalin Ndreca ( mbyllet me imitimin e fëmijës).
- “Lule.lule mbi vale deti”, ninullë, këndon Vjollca Greca, Laç
- “Motive dasme lezhjane”, grupi i grave Lezhë
a. “Bluj mulli”, këndojnë: Vera Lusha dhe Kozeta Muça, Troshan
b. Çou,moj Vera,çou moj bijë
c. Shkon pulbardha nëpër Dri
d. “Nusja shtatin si selvi”, këndon këngëtarje e re Erina Zefi,Kallmet - “Rron një popull në trojet e veta”. Grupi i Burrave Mirditë nen drejtimin e solistit Kastriot Kola.
- “Bluj, mokën, bluj”. Këndon Prena Beleshi, Kthellë
- “Nusja e mire, e mirë ,po thone”. Këngë humoristike.Këndon Nikoll Preçi, Mjeshtër i Madh
- “Melodi me vegla popullore”. Luan Orkestrina e Mirditës nen drejtimin e Mark Gjonaj.
- “Moj e bardha,synin e zi”. Këndojnë: Pavlin Kola,Petrit Dushi.
- “Motive dasme”, Mirditë
- O moj kulla me tre poda , këndon, Nikoll Preçi ,maje krahi
-Mirë se erdhët ,more krush, këndon Prena Beci
-Ku po bahet ky dyzen? , këndon Gjyste Ceka te montohet
-Shamia e valles, këndon Gjela Duka, shoqëruar me kumbonë dhe
guralecë e orkestrina e Mirditës.
- “Vallja e nuseve mirditore”, grupi i valleve, shoqëron orkestra folklorike dhe tupani,thirrmëtar Ronaldo Mesuli.
- “Dy djem të ri, atje mbi Shkjezë”. Këndojnë, motër e vella, Dhurata dhe Halil Alia,Kurbin
Moderatorja e Festivalit:
Në këtë ditë të madhe për folkun shqiptar, kujtojmë me mirënjohje bardët e shquar të Kurbinit,Lezhëz e Mirditës, që sollën në këtë kala visare të kulturës kombëtare. Ata na lanë amanet ta ruajmë e çojmë ndër breza këngën shqipe
Amanet kem’ prej poetit
Amanet Gjokë Beci la
Një zambak shkule prej shkrepit
Falja qiellit mbi kala
Merr një shkulm n’gurrat e thella
Me legjenda e kangë motmoti
I ka rujt lokja nër breza
Si kristal pikun prej loti…
- “Te qofsha falë, moj kangë shqiptare”. Kendojnë: Bardi i shquar Kolë Zefi,, pjesemarres i Festivaleve Folklorike Kombetare Gjirokaster,qe nga viti 1968, Gegë Tuci dhe Grupi i Qarkut Lezhë.