Parashikimi i motit/ Reshje shiu në të gjithë vendin, dëborë mbi zonat malore.
Reshje dhe temperatura të ulëta do jenë të pranishme në vendin tonë ditën e sotme. Moti parashikohet i vranët shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme e lokalisht vazhdueshme me intensitet të ulët dhe mesatar në pjesën më të madhe të territorit. Në relievet malore të vendit në lartësitë mbi 900 metër parashikohet reshje dëbore ndërsa në lartësitë mbi 1500 metër do të ketë intensifikim të reshjeve të dëborës.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 01°C në 08°C, në zonat e ulëta nga 08°C në 16°C dhe në zonat bregdetare nga 11°C në 19°C. Era do të fryjë në drejtim Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 6 ballë.