Kthjellime dhe vranësira, mësoni si do të jetë moti ditën e sotme.
Kushtet e qëndrueshme atmosferik do të sjellin mbizotërim të kthjellimeve dhe kalime të pakta vranësirash në orët e para të ditës.
Ndërsa mesdita sjell kalime të përkohëshme të vranësirave, të cilat nuk do të krijojnë mundësi për shira në vend.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por mbeten kostante në mesditë duke u luhatur nga 14°C deri në 29°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.