TIRANË, 22 maj /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se ditën e shtunë vendi ynë do të vijoj të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme dhe të thata me origjinë jugore. Moti do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin por nuk do të mungojnë alternimet e vranësirave kalimtare me këto të fundit më tepër të theksuara në relievet malore.
Era do të fryjë e lehtë deri mesatare me drejtim jugperëndim – juglindje 1-10 m/sek dhe përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore ere me rrahje deri në 15 m/sek. Valëzimi në dete do jetë i forcës 2-3 ballë.