Shteti reagoi me shumë vonesë për të mos thënë mbrojti agresorët. Në Krujë për fat të keq po përgatitet hakmarrja mes dy fiseve Rraja dhe Maja.
Jashar Maja, personi i cili u dhunua nga anëtarët e fisit Rraja deklaroi se nuk do ta lerë me kaq dhunën që u ushtrua kundër tij dhe kushëririt të tij, Bilbilit.
Ai deklaroi qartë se do të hakmerret dhe do ta zgjidhë personalisht nëse shteti nuk reagon dhe t’i kompensojë dëmin.
“Kemi qenë në vëzhgim që përpara dy ditësh. I kemi parë por ne kemi udhëtuar të pa mbrojtur se nuk i kemi borxh askujt. Jemi kërcënuar, do t’iu vrasim dhe me fjalët më banale. Unë nuk do ta lë me kaq këtë situatë.
Veç ka ardhur një punonjës policie aty dhe na ka marrë një deklaratë dhe nuk na ka pyetur kush, a jemi të vdekur apo jemi të gjallë. Policia e Fushë-Krujës ka frikë të dalë të na dërgojë ne në Tiranë.
Video është filmuar nga ata për të treguar autoritetin, ja kush jemi ne. Po mos të ketë gajle, se do t’i bëjë dhe unë një video, se ai nuk e di se kush jam.
Do t’ia tregoj unë se kush jam. Më njeh në ajër, por kur ta bëjë videon do ta shohë gjithë bota çfarë do t’i bëj Xhelal Rrajës”, tha Maja për Euronews.
Që nesër të mos jetë vonë policia e shtetit duhet të reagojë sot dhe pa vonesa përballë gjithkujt pa dallim pushteti apo pozite.