Një pako e dyshimt ka ngritur në këmbë policinë e Vlorës, pranë një lulishteje.
Sipas burimeve paraprake dyshohet për lëndë plasëse.
Më datë 13.10.2020, rreth orës 18:42, në lagjen Pavarsia, Vlorë, në brendësi të një lulishteje është konstatuar një pako e dyshimtë.
Grupi hetimor me ekspertët përkatës po kryejnë veprimet e mëtejshme për zbulimin dhe përcaktimin e përbërjes së saj.
Shërbimet e policisë kanë marrë masa duke vendosur perimetrin e sigurisë.