OSHEE blen 6,4 mln euro energji, furnizim vetëm për 4 ditë
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka arritur të blejë në tregjet ndërkombëtare më pak se gjysmën e energjisë së kërkuar. OSHEE ka arritur të blejë sot 6,4 mln euro energji, por kjo është e mjaftueshme vetëm për katër ditë furnizim. Konkretisht, nga data 13 deri në 17 tetor.
Sasia e energjisë së blerë është 24 920 MËh, ndërkohë çmimi ka qenë 258.47 euro/MWH. OSHEE njofton se nuk është siguruar sasia e kërkuar e energjisë, por më pak se gjysma e kërkesës. Ndërkohë, raportohet se ditët në vijim do të hapen edhe dy ankande për blerjen e sasisë prej 44 400 MHW energji.