Orinda Huta dhe Turjan Hysko pas 14 vitesh së bashku mirëpritën në jetë fëmijën e tyre të parë.
Atara erdhi në jetë rreth një javë më parë dhe për këngëtaren koha po kalon shumë shpejt.
Teksa e konsideroi vogëlushen “kurorë të bekuar të dashurisë së saj 14-vjeçare” me moderatorin, Orinda Huta u shpreh se sa e shikon i vjen për të qarë dhe falënderon Zotin, pasi është lutur shumë për të.
Ajo ndau disa foto me ndjekësit në Instagram me Atarën në krahë dhe shkroi: “Një javë me ty, një javë mrekulli, e që tani mendoj se koha kalon shpejt. Më vjen për të qarë sa herë të shikoj dhe falënderoj Zotin çdo çast për këtë bekim. Sa shumë jam lutur për ty e do vazhdoj po njësoj gjatë gjithë jetës. Nuk gjej dot fjalët për të përshkruar gjithë dashurinë që kam brenda vetes për ty. ATARA jonë, kurore e bekuar e dashurisë tonë 14 vjeçare ❤🧿”