Mblidhen sot katër komisione parlamentare! Kuvendi i njoftoi online, PD: Deputetët demokratë do të jenë të pranishëm fizikisht në salla.
Sot fillojnë punën komisionet e përhershme parlamentare. Nga ora 10:30 deri në 13:30 do të mblidhen Komisionet e Ligjeve, Shëndetësisë, Sigurisë dhe i Jashtëm.
Kuvendi ka njoftuar se disa prej tyre do të zhvillohen online, por deputetët e PD që janë anëtarë të këtyre komisioneve do të jenë të pranishëm fizikisht në sallat e kryesisë së Kuvendit.
Propozimi për të mbajtur mbledhjen online ka qenë fillimisht i zv.ministres së Shëndetësisë, Mira Rakacolli, më pas ka qenë mazhoranca që ishte pro propozimit dhe ky vendim u miratua më pas në Konferencën e Kryetarëve.
PD është kundër duke propozuar që komisionet të jenë patjetër me prezencë fizike, edhe me numër të reduktuar anëtarësh ose me certifikatë vaksinimi apo test Covid-19.
NJOFTIMI NGA PD
Sot, mblidhen disa komisione parlamentare. Deputetet e PD kane kerkuar pjesemarrjen fizike ne komisione dhe, ne zbatim te nenit a5 te rregullores, do te jene te pranishem fizikisht ne sallat e komisioneve ne kryesine e Kuvendit.
Komisioni i Ligjeve, ora 10.30
Komisioni i Shëndetësisë, ora:11.00
Komisioni i Sigurisë, ora 11:30
Komisioni i Jashtem, ora:13.30