Policia ka finalizuar operacionin e koduar “Stafeta”, duke goditur një grup kriminal që merrej me organizimin dhe drejtimin e trafikimit të emigrantëve të paligjshëm nga Lindja e mesme drejt vendeve të BE-së.
Në pranga janë vënë 6 shtetas, ku 4 prej tyre bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe persona të tjerë në Greqi, Turqi dhe Lindjen e Mesme, për një periudhë 9-mujore kanë organizuar dhe drejtuar veprimtarinë kriminale të trafikimit të personave me origjinë nga Lindja e Mesme në Greqi, Shqipëri deri në përcjelljen e tyre drejt kufirit me Malin e Zi, Kosovën, me destinacion final vendet e Bashkimit Europian. DdVm