Ministri i ri i Financave, Petrit Malaj vazhdon shkarkimet nga dikasteri që mori në dorë vetëm pak ditë më parë.
I pari që u largua ishte drejtori i Politikës Fiskale Niko Lera. Zyrtari i dytë është sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Financave Risena Xhaja.
Xhaja erdhi në ministri duke zëvendësuar Arlind Gjokutaj që aktualisht është në ndjekje penale. Gjithashtu sipas burimeve mediatike i është kërkuar dorëheqja edhe këshilltarit për çështjet juridike.