Varianti Omicron ka qenë i pranishëm në Europë më herët sesa mendohej më parë.
Zyrtarët shëndetësorë në Holandë thonë se muatacioni i ri ishte i pranishëm në Holandë më shumë se një javë më parë. Një zëdhënës i Institutit Kombëtar për Shëndetin Publik është shprehur se ata kanë gjetur variantin në dy mostra testesh të renditura rishtazi të marra midis 19 dhe 23 Nëntorit.
“Nuk është ende e qartë nëse këta njerëz kanë vizituar Afrikën Jugore“, thonë ata. Mutacioni i ri u identifikua javën e kaluar në Afrikën e Jugut.
Zyrtarët shëndetësorë të BE-së kanë konfirmuar 42 raste të Omicron në të gjithë bllokun. Andrea Ammon, e cila drejton Qendrën Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, deklaroi në një konferencë se autoritetet po analizojnë gjashtë raste të tjera “të mundshme”.
Megjithatë, ajo theksoi se të gjitha rastet e konfirmuara deri më tani kanë pasur simptoma të lehta ose kanë qenë asimptomatike.